E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ecuria e cmimeve gjate 2008-es

Çmimet e naftes dhe benzines kane ardhur gjithnje e ne rritje qe prej fillimit te ketij viti.Nje liter eurodiesel ne Janar te ketij viti u shit nga 135 deri 138 leke,ndersa arriti nivelin maksimal ne korrik dhe gusht.Ne kete periudhe eurodieseli me pakice u shit me deri ne 165 leke per liter.Ne keto nivele varioi edhe benzina, ku rritja e cmimit te pakices ka ndryshuar me te njejtat ritme.I vetmi ndryshim ne shitje i benzines nga eurodieseli, eshte tek cmimi i pakices, qe eshte 3 deri ne 5 leke me pak.Qe prej shtatorit, cmimi ka ardhur ne renie, po me ritme shume te ngadalta, kjo krahasuar me vendet e rajonit dhe me gjere.Aktualisht, nje liter eurodiesel shitet me rreth 120 leke, ndersa benzina varion nga 115 deri ne 120 leke.Ndryshimet fillestare te cmimeve kane ndodhur ne bursa, kur dhe rekordi i nje fucie arriti ne korrik, me vleresim 147 dollae. Ajo cka ka ngjallur dyshime dhe debate te konsumatoret eshte ndryshimi i cmimeve ne Shqiperi krahasuar me ndryshimet ne bursa.Rritjet e cmimeve ishin te menjehershme, ndersa ulja me ritme shume te ngadalta.Tanime, te gjithe po presin vertetimin ose jo te raportit hetues te Autoritetit te Konkurences.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›