Mbi 30 adoleshentë të moshave nën 16 vjeç regjistrohen për herë të parë
Skandali me regjistrimin e fëmijëve “ilegalë”.
Emanuela Sako
Mjaft fëmijë adoleshentë në kryeqytet rezultojnë se kanë jetuar për vite me radhë të paregjistruar në njësitë bashkiake. Kjo situatë do të dilte në dukje vetëm pas vendimit të fundit të qeverisë për heqjen e penalizimeve me vendim gjykate për prindërit që nuk regjistrojnë fëmijët e porsalindur. Që pas ndryshimit të ligjit pak muaj më parë dhe me bonusin prej 5000 lekësh që dhuron Bashkia, prindërit u dyndën pranë zyrave të gjendjeve civile në njësitë përkatëse. Burime nga Njësia Bashkiake Nr. 8 bëjnë të ditur për gazetën “Albania” se janë regjistruar 30 fëmijë që jetonin në mënyrë “ilegale” në kryeqytet. Sipas këtyre burimeve, prindërit nuk i regjistronin fëmijët pasi kishin frikë nga masat penalizuese që do të merrte gjykata ndaj tyre, pasi e kishin kaluar afatin prej 6 javësh. Vendimi i fundit i qeverisë parashikon faljen e prindërve dhe në atë kohë iu la një afat kohor prej dy muajsh, ku ata të regjistronin fëmijët dhe njëkohësisht të merrnin bonusin e akorduar nga Bashkia e Tiranës.
Rastet
Raste të tilla mund të hasësh mjaftueshëm në kryeqytet, aq sa punonjësit e Gjendjes Civile nuk e shpjegojnë dot arsyen e manisë së prindërve për të mos e regjistruar fëmijën brenda afatit të caktuar. Vetëm në Njësinë Nr. 8 numërohen mbi 30 raste të fëmijëve të paregjistruar dhe që afati i regjistrimit u ka kaluar me vite. Punonjëset shpjegojnë se ka pasur familje që kishin nga dy apo tre fëmijë të paregjistruar në gjendjen civile. Por, me futjen e ligjit të ri, që parashikonte se nga data 15 korrik deri në datën 15 shtator të gjithë fëmijët që kishin mbetur pa regjistruar do ta përfitonin bonusin dhe ndaj prindërve nuk do merreshin masa, filloi dyndja e familjarëve të regjistronin fëmijët, që u përkisnin moshës 16, 15 apo 10 vjeç. Pas këtyre datave të gjithë të paregjistruarit nuk e përfitojnë bonusin e akorduar nga Bashkia. Rregullorja parashikon se për të marrë këto përfitime prindërit duhet t’i regjistrojnë fëmijët pranë gjendjes civile të njësisë bashkiake ku jetojnë. Ndërkohë, zyrat e gjendjeve civile dërgojnë brenda datës 7 të çdo muaji listën e plotë të fëmijëve të lindur, datën e regjistrimit të të porsalindurit, atësinë, mëmësinë, shoqëruar me certifikatën e lindjes. Brenda çdo muaji të lindjes së fëmijës bëhet pagesa dhe hapet llogaria bankare e fëmijës. Bashkia e Tiranës, brenda 5 ditëve nga marrja e listës emërore nga njësitë bashkiake, kryen likuidimin pranë Degës së Thesarit në Bankën Raiffeisen. Tërheqja e dhuratës prej 5000 lekësh bëhet nga prindërit pranë kësaj banke, duke paraqitur certifikatën e lindjes së fëmijës dhe një dokument identifikimi. Sipas akt-marrëveshjes së lidhur ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe Bankës Raiffeisen, prindërit mund ta tërheqin shumën e dhuruar nga Bashkia e Tiranës. Në këtë rast Bashkia e Tiranës konsiderohet se e ka kryer pagesën ndaj të porsalindurit dhe nuk ka më asnjë detyrim ndaj përfituesve.
Bonusi
Fëmijët e porsalindur kanë mundësi që të kenë të gjithë llogari të veçantë bankare. Bashkia e Tiranës dhuron për këta fëmijë 5000 lekë, por kësaj shume i shtohen edhe 500 lekë nga Raiffeisen Bank. Bashkia e Tiranës disa muaj më parë nënshkroi akt-marrëveshjen me Bankën Raiffeisen, e cila do të kryejë shpërndarjen e fondit prej 5000 lekësh që Bashkia jep për të gjithë fëmijët e porsalindur dhe të regjistruar. Kjo është një nismë e re e Bashkisë, që synon pavarësinë e fëmijëve që në lindje. Nëse prindërit nuk do ta tërheqin këtë shumë parash, përveç përqindjes që i shtohet nga banka, prindërit mund të kontribuojnë në çdo kohë për të shtuar llogarinë e tyre. Kjo llogari do të shërbejë në një të ardhme të sigurt, të cilën fëmijët mund ta përdorin për nevojat e tyre. Nëpërmjet kësaj nisme synohet që shuma e vogël e parave mund të rritet për të siguruar studimet edhe nëse prindërit nuk do të kenë mundësi të kontribuojnë për fëmijën pas disa vitesh.
QSUT, mjekët u rikthehen protestave dhe pezullimit të operacioneve
Bluzat e bardha në QSUT do të protestojnë kundër dhunës së ushtruar nga pacientët duke kërkuar mbrojtjen nga shteti dhe sigurinë e jetës në punë. Shkak për këtë është bërë plagosja me thikë e mjekut endokrinolog, Agron Ylli, duke u bashkëngjitur mjaft rasteve të tjera, ku mjekët janë bërë viktimë e dhunës së pacientëve. Mjekët do të protestojnë për tri ditë me radhë gjatë orës 09:00 të paradites, duke pezulluar operacionet dhe konsultat e përditshme, por do të presin vetëm rastet e urgjencave. Përfaqësuesit e Fakultetit të Mjekësisë kanë kërkuar marrjen e masave nga qeveria dhe mbrojtjen e tyre nëpërmjet një udhëzimi të ri të parashikuar me ligj. Madje, ata janë shprehur se kërkesën e tyre do t’ia drejtojnë qeverisë për të marrë parasysh kërkesat e tyre dhe shmangien e incidenteve të tilla gjatë orareve të punës.
Sipas mjekëve, këto raste ekstreme keqtrajtimi, po tregojnë se dhuna po bëhet një dukuri e rrezikshme që kërcënon punën normale në institucionet shëndetësore. Ata vënë para përgjegjësisë të gjithë institucionet të përfaqësuara nga kryeministri Sali Berisha, ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, “Urdhri i mjekut”, por dhe vetë mjekët, për të dënuar dhe për t’u thënë ndal këtyre akteve.
17 Dhjetor 2008