Amerikanët: Luftë europiane nëse Moska sulmon Jugosllavinë
Raporti sekret i 9 marsit të vitit 1976 për raportet Moskë-Beograd. Ekspertët parashikojnë situatat pas largimit të Titos nga skena politike
Studimet e vlerësimit të situatës së rrezikut të EUCOM (Komanda e Shteteve të Bashkuara në Europë), provojnë analiza të kufizuara të mundësisë së reagimit të Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve ndaj sovjetikëve në rast të një lëvizjeje të saj kundër Jugosllavisë. Ky dokument ka një numër boshllëqesh konceptuale dhe supozimesh të pasigurta. Ai paraqet synimet sovjetike dhe veprimet e mundshme perëndimore, që janë të paplota. Një studim i saktë dhe komentet tona rreth çështjeve thelbësore janë parashtruar si vijon. (Për parantezë, ju e dini se një studim i qartë, i bërë në bashkërendim me disa agjenci rreth Jugosllavisë, është përfunduar më 28 gusht 1975 dhe është duke pritur vlerësimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ky studim i ndërmarrë nga shteti fokusohet rreth mundësisë së disintegrimit të brendshëm të Jugosllavisë pas vdekjes së Titos, proces që pritet të jetë pa presione të jashtme dhe më pas, kalimin te risqet, duke përfshirë forma të ndryshme të ndërhyrjes nga jashtë.)
Përmbledhje
Studimi i EUCOM vlerëson se një objektiv madhor i politikës sovjetike do të jetë për të marrë kontrollin e saj në Jugosllavi pas largimit të Titos nga skema dhe se sovjetikët do të jenë të përgatitur të aplikojnë presion apo të ndërhyjnë në rast se do të jetë e nevojshme një gjë e tillë. Skenarët që konsiderohen të mundshëm përmblidhen:
- Presioni diplomatik rus dhe ofrimi i ndihmës ndaj disidentëve kryesorë të larguar nga Titoja. - Përshkallëzimin e presioneve të tilla dhe asistencës që do të vijë pas vdekjes së Titos, duke përfshirë vënien në skenë të manovrave të rëndësishme pranë kufijve jugosllavë.
- Ndërhyrje të kufizuar të rritjes tek 10 divizionet e forcave të Bashkimit Sovjetik dhe Traktatit të Varshavës për të mbështetur lëvizjet separatiste ose palët në luftën civile.
- Pushtim të gjerë të sovjetikëve dhe Traktatit të Varshavës, që përfshin ngritjen e 36 divizioneve në dy fronte: Për secilin nga këto rreziqe, studimi skicon një nivel të mundshëm të përgjigjeve të amerikanëve dhe forcat aleate që planifikojnë të frenojnë sovjetikët në përshkallëzimin e presioneve apo ndërhyrjeve të tyre në çdo fazë.
Duke nisur me konsultimet e brendshme të Aleancës dhe deklarimet publike të mbështetjes për pavarësinë jugosllave; këto opsione ecin përmes mbështetjeve të kufizuara ekonomike dhe me pajisje ushtarake; asistencë për luftimet jokonvencionale, logjistikë të mundshme dhe mbështetje ajrore, demonstrime detare, rikthimin njëherësh të Shteteve të Bashkuara, qoftë përmes ajrit apo forcave tokësore të Europës; pushtimin e plotë ose të pjesshëm të Austrisë nga Shtetet e Bashkuara apo NATO-ja dhe përgatitjet për një luftë të përgjithshme europiane. Avantazhet dhe dizavantazhet relative të secilit aksion janë diskutuar në tabelën e nënvizuar.
Studimi vlerëson se Ushtria Jugosllave mund t’i rezistojë fuqishëm një pushtimi sovjetik, por shumë shpejt mund të humbë kontrollin e qendrave kryesore të populluara. Pastaj, fushata mund të zhvendoset te luftimet jokonvencionale në hapësirat malore, sipas konceptit kombëtar jugosllav “në armë”, i cili siguron mundësitë për asistencë ndaj forcave jugosllave nga amerikanët dhe aleatët; por nuk përfshin futjen në lojë të forcave kryesore luftuese amerikane apo aleate. Në rast të një pushtimi sovjetik, studimi vlerëson se Hungaria dhe Bullgaria mund të jenë dakord që të marrin pjesë dhe të kontribuojnë me forca, por ndoshta Rumania nuk do të përfshihet në lojë.
Objektivat sovjetike
Ne jemi dakord rreth supozimit të dokumentit se sovjetikët kanë objektiva afatgjata për kthimin e Jugosllavisë brenda orbitës së tyre. Por ne besojmë se dokumenti mbivlerëson mundësinë e ndërhyrjes ushtarake sovjetike dhe minimizon mundësitë afatshkurtra për një pushtim të plotë prej tyre.
Në një numër rastesh, studimi sugjeron një analogji me rastin e Çekosllovakisë, në vitin 1968 apo Hungarisë në vitin 1956. Megjithatë, rasti jugosllav është i ndryshëm nga Çekosllovakia dhe Hungaria, pasi Jugosllavia nuk ka qenë ndonjëherë nën kontrollin sovjetik. Zhvillimet e brendshme në Jugosllavi vështirë se mund të jenë të fiksuara tek një rrezik i drejtpërdrejtë në sistemin e sigurisë sovjetike dhe të një shumëllojshmërie rezultatesh që mund të jenë të pranueshme apo të tolerueshme nga Moska. Gjithashtu, sovjetikët mund të kenë llogaritur lëvizjen në rast të ndërhyrjes së SHBA-ve dhe NATO-s për t’iu përgjigjur mësymjes kundër Jugosllavisë.
Kështu që ndërhyrja sovjetike në Jugosllavi mund të jetë një përgjigje ndaj një mundësie që nuhatet më tepër sesa një lëvizje mbrojtëse për të mbajtur “status kuon” (gjendjen) si në krizat çeke dhe hungareze. Ndërhyrja mund të jetë në përballimin në një situatë të çrregullt apo konflikti të brendshëm që do të ndodhë me tranzicionin pas largimit të Titos.
Informacioni i përmbledhur që Hartmani ia dërgon sekretarit të Shtetit, Henri Kisinger ka datën 9 mars 1976 dhe është deklasifikuar nga arkivat sekrete më 19 qershor 2008
* * * *
Marrëdhëniet Beograd-Uashington sipas arkivave sekrete
Duke filluar që nga ky numër, gazeta do të sjellë një sërë dokumentesh të marra nga arkivat sekrete të Uashingtonit për marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Jugosllavisë. Këto dokumente janë deklasifikuar vetëm pak muaj më parë dhe nxjerrin në dritë raportet e SHBA-ve me një ndër të vetmet vende të bllokut lindor, që kishte marrëdhënie me Perëndimin gjatë kohës së Luftës së Ftohtë. Në numrin e sotëm do të sjellim një informacion të klasifikuar “sekret” për kohën, të cilin asistentsekretari për Çështjet Europiane pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, Artur Hartman, ia dërgonte sekretarit Amerikan, Henri Kisinger më 9 mars 1976. Informacioni i përmbledhur bazohet edhe mbi studimin e përgatitur nga EUCOM (Zyrat Qendrore të Komandës së Shteteve të Bashkuara në Europë) për Jugosllavinë në rast të një lufte të mundshme.
* * * * *
Në numrin e ardhshëm do të lexoni:
Si do të reagojë Perëndimi në rast sulmi nga sovjetikët në Jugosllavi
Ekspertët amerikanë analizojnë mundësitë që kanë sovjetikët me aleatët e tyre të Traktatit të Varshavës
A përbën rrezik për Perëndimin dhe veçanërisht për Europën nisja e një lufte për mbrojtjen e Jugosllavisë?
Si do të reagojnë vendet e tjera të Europës Lindore, përfshirë edhe Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës?
Për më shumë, na ndiqni në numrin pasardhës
17 Dhjetor 2008