E Diel, 1 Nëntor 2026

Ecuria e lëvizjeve drejt vendeve të BE-së pa viza

Lëvizja e shtetasve shqiptare pa viza ka filluar që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme dhe deri në këto momente të gjithë ato shtetas shqiptarë që kanë planifikuar të lëvizin drejt vendeve të BE-së me pasaportë biometrike, kanë lëvizur pa probleme.
Duke bërë nje raportim për të gjithë situatën, nga Pika e Kalimit Kufitar Porti Durrës me pasaportë biometrike kanë kaluar 3 shtetas në imbarkimin e natës dhe pritet të tjerë shtetas të lëvizin gjatë imbarkimit tjetër pasdite.
 

Në Pikën e Kalimit kufitar Kapshticë kanë lëvizur me pasaportë biometrike rreth 70 shtetas shqiptarë.
Ndërkohë nga Pika e Kalimit Kufitar Rinas, numri i shtetasve që kanë udhëtuar me pasaportë biometrike deri në këto momente është 130.
 

Po ashtu në numër më të kufizuar shtetasit shqiptarë kanë lëvizur edhe në Pikat e tjera të Kalimit Kufitar me shtetin Grek.
Nga Policia Greke ka pasur disa shtetas të kthyer për arsye se nuk kanë pasur dokumentacionin e duhur për hyrjen në këtë shtet.Nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit janë marrë të gjitha masat për një lëvizje normale dhe pa probleme të shtetasve Shqiptarë.
 

Në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar është dërguar dhe shpërndarë një "kujtesë" mbi rregullat e qëndrimit në vendet Shengen për të gjithë ato shtetas shqiptarë që do të lëvizin pa viza.Ndërkohë është bashkëpunuar ngushtë dhe me homologët për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë të pajisur me pasaportë biometrike.
 

Nderkohe qe ne piken e kontrollit, pervec paraqitjes se disa dokumenteve, duhet t`i pergjigjen edhe nje pyetësori.

Ne fakt as fluturimi dhe as dita e pare nuk ka patur shume qytetare nga ata qe guxuan te ishin te paret per te udhetuar pa viza.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›