E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnesty International :Të hetohen pretendimet për tregti organesh

Amnesty International i ka bërë thirrje misionit të EULEX-it që të hapë hetime lidhur me pretendimet për përzierjen e kryeministrit Hashim Thaçi në rrëmbimin e shqiptarëve dhe serbëve pas luftës në Kosovë.

Thirrja nga organizata për të drejtat e njeriut i pasoi pretendimet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti, sipas të cilit, Thaçi një kohë ka qenë “bosi” i bandës kriminale, e cila ka shitur organe të trupit, ka kryer vrasje dhe është marrë me drogë gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë.

Amnesty International i mbështet thirrjet e Martit që BE t`i japë EULEX-it të gjitha resurset e nevojshme për të kryer hetime të plota dhe të paanshme mbi këto pretendime, përfshirë programin për mbrojtjen e dëshmitarëve.

"Familjet e serbëve, shqiptarëve dhe romëve të rrëmbyer pas luftës, kanë pritur shume për drejtësinë. Ato meritojnë t`a dinë fatin e të afërmve të vet", thuhet në njoftim.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›