E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani Presionet inflacioniste nen kontroll

Banka e Shqipërisë raporton për një inflacion të ulët në muajin janar, në nivelin e 1.6 për qind. Sipas guvernatorit të Bankës Qendore, Ardian Fullani presionet inflacioniste do të vijojnë të jenë nën kontroll.
Fullani deklaroi gjithashtu se gjatë gjysmës së dytë të vitit 2011 u vunë re shenja përmirësimi në konsumin e individëve si dhe në investime. Ai përsëriti faktin se rritja ekonomike e vendit kushtëzohet nga shfryztëzimi nën potencial i kapaciteteve.
Gjatë fjalës së tij, guvernatori Bankës së Shqipërisë deklaroi se ka një angazhim të përgjithshëm të institucioneve shtetërore, për thithjen e sa më tepër investimeve të huaja në ekonominë shqiptare.
Në mbledhjen e radhës, Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që të mos ndryshojë normën bazë të interesit të lekut, duke e mbajtur atë në nivelin 4.5 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›