E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina zotohet se do ta ndihmojë Eurozonën

Kryeministri kinez, Ven Xhiabao, ofroi bashkëpunim për të ndihmuar në stabilizimin e borxhit në shtetet në krizë buxhetore në BE, por nuk bëri asnjë premtim specifik për të investuar në fondin evropian të shpëtimit.

Liderët e Bashkimit Evropian u kanë kërkuar para kinezëve për të zmadhuar fondin e tyre të sigurisë që aktualisht është në kuotën e 500 miliardë eurove.

Një tjetër telash për shtetet e BE-së ka hapur edhe agjencia e ratingut “Moody’s” e cila uli besueshmërinë e kredidhënies ndaj gjashtë shteteve dhe paralajmëroi me zhvlerësim tre të tjera.

“BBC” shkruan se kriza në vendet e Eurozonës është intensifikuar në ditët e fundit.

Greqia miratoi paketën e re të kursimeve të kërkuara nga BE-ja dhe FMN-ja, por ato rezultuan tepër jo popullore në vend duke shkaktuar protesta të dhunshme dhe shkatërrime të shumta./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-14 11:49
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›