Eda Turku: Politikanët para altarit? Si u sollën nga Fatos Nano te Lulzim Basha
TIRANE- Ajo është më e njohur se deputeti i qytetit. Ka "hyrë" në shtëpitë e 14 mijë familjeve, duke i dhënë gëzim, ndërsa
fytyra e saj është kthyer në ikonën e ligjit që bashkon dy zemra, ditën e madhe të celebrimit. Eda Turku, me simpatinë e delikatesën karakteristike, vjen në Summer Pages, me një rrëfim të jashtëzakonshëm, që nga momentet e saj e deri në intimitetin e personazheve VIP.
Fëmijëria juaj, nga çfarë familje vini?
Unë rrjedh nga një familje autoktone tiranase. Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur. Jetonim në një shtëpi dy katëshe me një oborr të madh plot lule e pemë, e qëndronim në shtëpi bashkë me dy xhaxhallarët e tjerë, kjo do të thoshte, më shumë fëmijë, më shumë hare. Rreth atyre mureve të larta u kufizua fëmijëria ime.
Pse përdorni fjalën kufizim?
Ne ishim familje e persekutuar pra me biografi të keqe. Unë kisha xhaxhain në burg për politikë dhe dajën tim, Shefqet Kaun, ish-volejbollist i Kombëtares, i dënuar për politikë dhe, për këtë arsye fëmijëria ime ka qenë e mbyllur rreth oborrit. Mbaj mend që kur dilnim jashtë, njerëzit na shihnin sikur të ishim lebrosë. Edhe pse e vogël, më është ngulitur ndër mend shprehja e tyre; Janë të deklasuar, por njerëz të urtë të shkretët...Megjithatë kjo gjë mua s'më ka penguar të jem e lumtur edhe brenda mureve. Babai im, Bedri Turku, një ndër aktorët e parë të Teatrit Popullor më adhuronte. U rrita me shumë dashuri e përkëdhelje, jo vetëm nga im atë por edhe, nga të afërmit. Shkollën 8 vjeçare e bëra te 20 vjetori me 100 siklete por më në fund më pranuan.
Pse kjo zgjedhje?
Xhaxhai na mësonte ne fëmijëve të shtëpisë frëngjisht dhe, kisha qejf të shkoja në një shkollë ku mësohej gjuha që preferoja. Rruga për të shkuar në shkollë ishte shumë e gjatë, megjithatë ia vlente.
Sa ndikoi tek ju persekutimi i familjes?
Ndikimi ka qenë i drejtpërdrejtë. Babai im pas futjes të të vëllai në burg e spostuan nga teatri. Unë nuk mund të vazhdoja dot universitetin, të cilin e fillova me rënien e diktaturës.
Çfarë ke mbaruar?
Mbarova Histori-Gjeografi.
Punove gjatë asaj kohe?
Kam punuar një vit në bibliotekën kombëtare por me të marrë vesh biografinë, më thirrën dhe më njoftuan që partia nuk kishte më nevojë për mua. Më pas punova 10 vjet si korrektore letrare në gazetën Sporti Popullor ku falë kryeredaktorit Besnik Dizdari i cili njohu vlerat e mia por duke ditur dhe historinë time familjare më mbrojti, më mbajti të fshehur, larg syve të vëmendshëm të spiunëve. Unë kisha shumë dëshirë edhe të shkruaja dhe Besnik Dizdari më mësoi shumë gjëra. Unë isha pa titull gazetare dhe ai më vuri të bëja shkrime kryesisht për lojërat me dorë, volejbollin, dhe mbaj mend që kam bërë disa personazhe, dajën tim Shefqet Kaun, Ela Tasen, Diana Matën... Gëzoj një respekt të jashtëzakonshëm për kryeredaktorin tim, ai ishte idhulli im, enciklopedi e vërtetë. Përulem me mirënjohje para tij duke e falënderuar thellë nga zemra, që nuk ma prishi rininë.
Po më pas çfarë punësh keni bërë?
Më vonë kam punuar në Sekretariatin Shtetëror të Pushtetit Lokal, më pas në bashki në sektorin e arsimit dhe që nga prilli i vitit 2001 janë shefe e zyrës së Gjendjes Civile në Bashki.
Ju keni një vajzë, si janë marrëdhëniet me të?
Gabriela, vajza ime, tani që po flasim është e impenjuar me provimet e maturës. Gabriela është një vajzë e butë dhe e ëmbël e s'më ka krijuar kurrë probleme. Kjo falë dashurisë që ka marrë nga ne dhe prindërit e mi që e vogël dhe unë mendoj që fëmijët që rriten me dashuri në vogëli, kur bëhen maturë, ofrojnë shumë dashuri. Shpresoj që vajzës time ti plotësohet dëshira që të shkoj në Sorbonë aty ku ka përfunduar studimet gjyshi i saj, Sotir Kuneshka, nxënësi i Mary Kyri.
Para disa javësh keni humbur mamanë tuaj?
Mamaja... (hesht) Nëna... (hesht)... Për të kanë shkruar shumë shkrimtarë, kanë thurur shumë melodi... Kur isha e vogël fare xhaxhai më mësoi në frëngjisht një poezi që quhej "La mere". Këtë poezi, s'e kam harruar, e s'do e harroj deri sa dheu të më mbulojë; "La mere che j'ame beacoup, ma donne tout"... Nëna që e dua shumë, më ka dhënë gjithçka. Është një dhimbje shumë e madhe që më vjen nga organizmi. Nëna ime dashuronte lulet dhe siç më tha mikesha ime e vjetër Alma, zemra e saj ishte një lule.
Sa martesa keni kryer në këto vite?
Rreth 14 mijë celebrime.
Si ka qenë eksperienca juaj?
Eksperienca ime në këtë detyrë ka qenë shumë e bukur. Përveç detyrave të tjera, detyrë kryesore e imja është celebrimi bashkiak i cili me ka bërë dhe më të ndjeshme, pasi për mua, ai është i vetmi moment kur njeriu zgjedh. Ne nuk e dimë kur lindim dhe kur vdesim.
Vazhdoni celebrimet?
Për momentin janë ndërprerë por shpresoj në rikthimin e ceremonive në atë zyrë të bukur që është krijuar enkas, edhe nga pikëpamja arkitektonike. Në atë zyrë janë dy flamuj, ai kombëtar dhe flamuri i bashkisë si dhe stema, simbole të cilat përfaqësojnë shtetin shqiptar. Në këtë zyrë janë celebruar edhe trupa diplomatikë, një ndër konsujt e ambasadës amerikane, ushtarakë e gjeneralë gjermanë, ambasadori Çek... Pra kjo është një zyrë dinjitoze për një gjë të shenjtë si celebrimi bashkiak.
Kë veçoni ndër të huajt që janë martuar aty?
Secili ka pasur specifikën e vet, por po veçoj martesën e vajzës së Marie Marchall, e njohur në Tiranë për dyqanin e bukëve dhe ëmbëlsirave franceze. Ajo kishte dëshirë që martesën e të bijës ta bënte në Tiranë për ti treguar miqve, se Shqipëria nuk është si e mendonin ata. Dy shtetas francez që celebrimin e bënë në Shqipëri e kjo është shumë e veçantë. Zyra ishte mbushur me petale lulesh të freskëta dhe arreduar nga Geraldina Sposa. Martesa e vajzës së Marisë më ka mbetur në kujtesë se bashkë me ta erdhën 30 miq të tjerë francezë. Ata ndryshuan mendim për Tiranën time, vendin tim të lindjes, që e meriton ta ketë këtë opinion edhe nga të huajt.
Si sillen personazhet e njohur ditën e martesës?
Në ato momente janë të gjithë shumë të sjellshëm e shumë të lumtur, edhe pse disa prej tyre e kanë pasur martesën e dytë.
Ka edhe nga ato çifte që janë ndarë pas martesës që ju i keni bërë?
Jam e keqardhur normalisht, por e rëndësishme është që shumicës dërrmuese martesa i shkon shumë mirë. Për pjesën tjetër s'mund të them më shumë; C'est la vie (Kjo është jeta).
Të martosh njerëz me pozitë shoqërore shpesh nuk është edhe e lehtë, si jeni ndjerë kur keni celebruar Fatos Nanon?
Martesa e z.Nano u zhvillua në vilën e tij qeveritare pasi në atë kohë ishte kryeministër, sepse martesa është e lirë e mund të kryhet kudo. Mendova se procedura e celebrimit do të mbaronte shpejt e shpejt për ti lënë vendin pjesës tjetër të festimeve, por zoti Nano krijoi një ambient shumë intim dhe të këndshëm dhe dëgjoi me vëmendjen më të madhe fjalën e hapjes dhe disa nene të shkëputur nga kodi i familjes. Në fund duke qeshur më tha; Ju tironsit jeni të butë dhe të ëmbël... Ndërsa unë iu përgjigja; Normal, ju i njihni mirë sepse keni pirë ujë në lagjet e Tiranës.
Ju keni martuar edhe kandidatin për kryetar Bashkie Luzim Bashën, si ishte ky moment, ndonjë detaj?
Po është e vërtetë. Z.Lulzim Basha është celebruar në 8 maj 2004 dhe në rastin e tij më ka bërë përshtypje komunikimi që ka pasur në mënyrë të vazhdueshme me mua dhe impenjimi i tij për të arreduar sa më këndshëm zyrën, për të qenë çdo gjë perfekt, në këtë ditë shumë të rëndësishme të jetës së tij. Ai kishte ftuar shumë miq dhe impenjimi i tij, më bëri të shihja një njeri që e vlerëson martesën jo vetëm si akt për të vënë firmat por, për ta çuar edhe më tej.
Po nusja si ishte?
Kujtoj që dita jashtë ishte shumë e bukur me diell dhe Aurela erdhi në zyrën e ceremonive e veshur me fustan të bardhë dhe bashkë me të vajza të vogla të veshura po fustane njësoj, hidhnin petale lulesh të bardha mbi tapet. Në momentet e fundit kur unë citova; Në emër të ligjit të Republikës së Shqipërisë, me vullnetin tuaj të lirë unë ju deklaroj burrë e grua... puthja mes tyre zgjati shumë, dhe për mua kjo tregon shumë emocion, shumë dashuri.
Ju keni martuar shumë politikanë, ndërkaq nuk mundët të martonit dot kryebashkiakun e Tiranës, Edi Ramën?
Kisha shumë dëshirë që unë ta bëja këtë celebrim, për faktin se edhe Z.Rama e ka vlerësuar shumë këtë moment përderisa ai krijoi një ambient të përsosur, ku çiftet të ndjeheshin mirë e ta kujtonin atë në vijimësinë e jetës, por ashtu sikurse thashë, celebrimet në bashki për momentin janë ndërprerë, edhe pse ligji i gjendjes civile e pranon dhe thotë; Martesa mund të bëhet në çdo bashki, komunë, apo njësi vendore...Në fakt ky është privim, privim nga e vetmja gjë që kemi mundësi ta vendosim ne, aty ku dëshirojmë.
Jeni ndjerë ndonjëherë e bezdisur?
Asnjëherë. Nuset nuk më bezdisin. Kjo nuk quhet bezdi por impenjim, emocioni i një dite të paharruar për to, një ditë plot diell në jetën e tyre.
E keni thyer ndonjëherë ligjin?
Vetëm një herë, dhe them që kam bërë mirë. Flas për një periudhë kur ligji lejonte martesa mes një 16 vjeçareje dhe një 18 vjeçari. Me vjen një vajzë me uniformë shkolle bashkë me një djalë. Ai më thotë se jetonte në Itali dhe donte të martohej me të dashurën e tij, e sipas ligjit unë duhet ta bëja. Pata instiktin e nënës në ato momente dhe pyeta vajzën e veshur me uniformë, nëse familja e saj e dinte veprimin që ajo donte të kryente. Vajza u skuq dhe unë kuptova që ato s'dinin asgjë. Dyshova për keq. Me zemrën e një nëne që ka vajzë vetë, nuk e bëra këtë martesë, edhe pse ai djali insistonte me të madhe. (përlotet). Për të shmangur precipitimin e situatës i thashë, që pa praninë e prindërve të saj, kjo martesë nuk kryhej... dhe në fakt ata nuk erdhën më.
Rast të tillë të ngjashëm, martesë e pazakontë?
Ishte një grua shqiptare, relativisht e re në moshë që bëri dokumentet për tu celebruar me një italian. Kur erdhi me të, pësova një habi instiktive. Ai ishte 30 vjet më i madh se ajo, dhe duket se këtë habi e reflektova në fytyrë. Ajo e kuptoi e më tha; Mos u habit zonjë. Po martohem të jem shërbëtorja e tij për të ushqyer tre fëmijët e mi... Mu dhimbs, u ndjeva shumë keq. (përlotet sërish).
Çifte rome keni martuar?
Sigurisht që po. Martesat rome janë shumë të gëzueshme. Kur vinin ata për tu celebruar mos kujtoni se nuk kanë të njëjtin seriozitet dhe përkushtim për ceremoninë e tyre të celebrimit. Ato veshin rrobat më të mira, fustanet karakteristike xixëlluese, dhe e mbushnin atë zyrë plot hare. Kujtoj ceremoninë e një ndër muzikantëve të talentuar rom, kur pasi unë i thashë puthe nusen, ai fishkëlleu një melodi dhe më tha; Paç dorën e mbarë shefe...Ndërsa unë iu përgjigja; Me një çun ishalla.
Rikthehemi te martesat VIP, le ti quajmë kështu, si i kujtoni momentet para betimit?
Kujtoj emocionet e forta të Blendi Klosit, dhe djersitjen në ballin e tij, sportivitetin e Erjon Braçes i cili kishte një nuse shumë të lezetshme, e mbaj mend sepse kishte emrin tim, dridhjen e duarve të Igli Tares, buzëqeshjen pa fund të Enada Atnikollës, seriozitetin e Çanit para këtij akti, dëshirën e Arben Imamit dhe gëzimin që transmetohej nga sytë e Najadës, butësinë e prokurorit Stojani, fustanin e veçantë të Jonida Maliqit... Janë shumë, kujtime për gjithsecilin prej tyre.
Ndonjë e papritur në këtë rast?
Në martesën e Saimir Kodrës, së Fiks Fare, Armand Peza, i Geraldinës, mendoi një surprizë për të në arredimin e zyrës. Në momentin që u hap dera dhe ai hyri, pa një zyrë të mbushur me zambakë të bardhë të freskët. Shtangu dhe tha; Kjo zyrë do më shumë miq. Ceremonia e tij u shty 30 minuta deri sa ai lajmëroi me telefon dhe priti miqtë e tij.
Po ndonjë shaka e pazakontë?
(Qesh) Më kujtohet kur martova Hajdin Sejdinë, me balerinën bukuroshe, ish-bosin e viteve 90 në Tiranë, po e quaj kështu pasi më vonë ai u largua nga kryeqyteti. Në momentin që për procedurë unë e pyeta çfarë profesioni kishte ai më tha; "Profesioni im? Gropa..." I referohej projektit për lulishten pas pallatit të kulturës, lulishte e cila edhe sot mban krahasimin; Gropa e Sejdisë.
Ju keni celebruar edhe Armand Pezën, atë që ka "martuar" shumicën e dynjasë. Si ishte momenti i tij në altar?
Në martesën e tyre kam pasur një emocion të veçantë e këtë ma përçonte edhe më shumë ajo që ndjente Mandi i cili siç thatë edhe ju kishte qenë prezent në gëzimin e mijëra çifteve. Më kujtohet kur nën ritmet e marshit Nuncial hyri Marçela e shoqëruar me të atin e saj dhe në momentet që ai e dorëzoi te Mandi dhe e puthi në ballë, unë u mallëngjeva. Ishte moment shumë prekës. Mu deshën disa momente të mblidhja veten nga ai emocion që përjetova.
(Intervista eshte botuar ne Gazeta Shqiptare me 20 qershor 2011)
(s.g/balkanWeb)