Mete, në korrik gara për dhënien me koncension të 3 HEC-eve
TIRANE- Ndërtimi i dy hidrocenteraleve të vegjël vendore në qarkun e Korçës dhe një në atë të Tiranës do të jepet me koncesion në muajin Korrik nga ministria e Ekonomisë.
Burime zyrtare të METE-s, të cilat i referohet atsh, bëjnë të ditur se ministria ka publikuar ftesën për ndërtimin me koncesion për HEC-in Treska 3 në rrethin e Korçës, të HEC-it në zonën Vranisht, Ziçisht, Grapsh, Stropan dhe Hoçisht , si dhe të një HEC-i në Tujan në qarkun e Tiranës.
Dhënia me koncesion e ndërtimit të tyre nga METE mbështetet në ligjin nr. 9663, datë 18.12.2006 "Për koncesionet".
Gara e hapur për bizneset vendase dhe të huaja, që dëshirojnë të ndërtojnë me koncesion këto tre objekte të reja energjetike, do të zhvillohet pranë ministrisë së Ekonomisë në datat 26 dhe 28 korrik, bëjnë të ditur burimet zyrtare të kësaj ministrie.
(s.g/BalkanWeb)