E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci”, Delijorgji: MEICO e Henry përgjegjës për kushtet në fabrikë

TIRANË-Ish-administratori i “Alba-Demil”, Mihal Delijorgji ka dëshmuar sot në seancën e radhës për procesin “Gërdeci” në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë.
Delijorgji iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve rreth aktivitetit të fabrikës së demontimit të armëve që shpërtheu më 15 Mars të vitit 2008 në Gërdec . I pyetur rreth lidhjeve me amerikanin e Sauth American Corporation, Patrik Henry, Delijorgji ka pohuar se është njohur me të në vitin 2006 të ndërrmarrja e MEICO. Ndërsa kreun e MEICO-s, Ylli Pinarin në vitin 2001.
"Me Patrik Henry ramë dakort që të financonim projektin për fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. SAC do ta mbështeste në anën teknike”.

Sipas Delijorgjit, shoqëria “Alba-demil” kishte dy administratorë. “Administratorë kemi qënë unë dhe Patrik Henry”. Ai shpjegoi se njohja me Henry ka qënë rastësisht tek MEICO dhe aty u vendos të krijohej dhe shoqëria e përbashkët “Alba-demil”.

Delijorgji mohoi të ketë përgjegjësi personale për procesin e demontimit të armëve në Gërdec. “Unë këtu kam patur vetënm rolin e investuesit, financuesit dhe përgjegjësia ligjore i ngarkohet MEICO dhe SAC sepse nga ata vareshin kushtet e punës në fabrikë”.

Më tej, Delijorgji shprehet se ata që duhet të merreshin me mbarëvajtjen e punës ishte amerikani Patrik Henry dhe MEICO.
“Bashkëpunimi im me Henry ishte vetëm për arsye biznesi dhe fitimi, unë investova, por Henri ka qënë ai që financoi makineritë dhe specialistët që do të merrenin me demontimin e armëve. Madje kishte dhe disa makineri që i përdorte me qera”.

Sipas Delijorgjit dhe njohja me Pinarin është bërë që në vitin 2001-2002 kur ishte administrator i firmës së skrapit “Përparimi”. Kjo shoqëria tha Delijorgji ka qënë ndihmuar dhe nga ushtria shqiptare dhe ashtu u njoha dhe me shefin e shtabit të ushtrisë, z Luan Hoxha.

I pyetur se pse u zgjodh Gërdeci, vendi ku do ngrihen fabrika, Delijorgji mohoi te ketë dijeni për tenderat. Ai theksoi se është investitor dhe përgatitet për të ngritur një biznes, por që nuk ka dijeni nga ana e tenderimit.

Ndërsa i pyetur se kush e kontrollonte punën në fabrikën e demontrimit të armëve, Delijorgji tha se Dritan Minxoll, drejtori I fabrikës kishte kontakte të vazhdueshme me Patrik Henry e SAC. “Minxolli merrej me anën teknike dhe zbatimin në terren”.

Por, një fakt i rëndësishëm i shprehur nga vetë delijorgji ishte dhe fitimi nga fabrika. Delijorgji shpjegoi se fitimet ishin të shpërndara, ai fitonte 67% kurse Patrik Henry 33%. Delijorgji tha se amerikani Henry do paguhej me shumë në rast se do të siguronte municionin për demontim.

Marrja në pyetje e Delijorgjit bëhet në kushtet e lirimit pas skadimit te afateve të paraburgimit.

Nga tragjedia më e rëndë e periudhës post-komuniste në Shqipëri, ajo e Gërdecit tashmë kanë kaluar 3 vjet. Më 15 mars të vitit 2008 në fshatin Gërdec, 15 km larg nga Tirana shpërtheu fabrika e demontimit të armëve. Nga shpërthimi gjetën vdekjen 26 persona, me të cilëve gra e fëmijë, ndërsa u shkatërruan dhjetra banesa e biznese.

Gjyqi për shpërthimin tragjik të fabrikës së demontimit në Gërdec që mori jetën e 26 njerëzve të pafajshëm, prej më shumë se një viti po zhvillohet në gjykatën e Tiranës.

Mes 29 të pandehurve në këtë proces, të akuzur si përgjegjës kryesorë janë ish- bosi të Albademil Mihal Delijorgji, Dritan Minxolli ish- drejtor i fabrikës së demontimit në Gerdec, Ylli Pinari ish kreu i MEICOS dhe Sokol Ngjeci ish mbikqyrësi i MEICO-s. Të gjithë të pandehurit sot gjykohen në gjëndje të lirë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›