Eda Zari, xhaz e polifoni në Teatrin e Operas
TIRANE- Këngëtarja Eda Zari, pas performancave të shumta jashtë Shqipërisë, rikthehet në “shtëpi” për të promovuar albumin e saj të ri “Toka e panjohur”.
Mbrëmjen e sotme, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zari së bashku me bandën e saj do të sjellin për publikun 12 këngët e albumit më të ri, një gërshetim i muzikës jazz me muzikën tradicionale shqiptare.
Gjatë një konference për shtyp, Eda Zari, e cilësuar si ambasadorja e muzikës shqiptare në Europë, është shprehur se albumi i ri kërkon të nxjerr faqen më të mbrekullueshme të muzikës shqiptare në botë, një muzikë që për të huajt është deri diku e panjohur.
“Për bandën time dhe për mua personalisht është privilegj të vij për herë të parë me një koncert recital, aq më tepër i bazuar në ison polifonike shqiptare, që është një perlë e vërtetë. Janë motive të mrekullueshme të gurës sonë popullore”, ka thënë Zari.
Në albumin “Toka e panjohur” nuk mungojnë dhe këngë si “Zare” apo “Kroi i fshatit tonë”, etj të cilat kësaj here do të vijnë në një tjetër version, por pa cënuar origjinalitetin, live për herë të parë në një koncert recital të këngëtares në Shqipëri.
Këngët e Zarit, të kompozuara nga vetë ajo do të luhen nga banda e saj muzikore, në të cilën merr pjesë një nga instrumentistët më të mirë Rhani Kija, pjesë e grupit të këngëtarit Sting, kitaristi i famshëm Dominic Miller, djali 17-vjeçar i këngëtares, Henning, si dhe do të shoqërohet nga Orkestra Simfonike e Radio-Televizionit Shqiptar.
“E bukura në këtë produksion është ura që lidh bandën time prej tetë muzikantësh me instrumentistët e orkestrës së Radios. Kjo eksperiencë është unike për të dyja palët ekzekutuese”, është shprehur Eda Zari.
Albumi muzikor “Tokë e panjohur”, pas promovimit të premierës në kryeqytet do të ofrohet në 28 tetor edhe për qytetarët e Prishtinës, më pas, që prej janarit 2012 do të promovohet në Europë.
Koncerti në Tiranë ka qenë një ëndërr për këngëtaren dhe kompozitoren, e cila për më shumë se një dekadë jeton në Gjermani. “Dëshira për të ardhur në atdhe është gjithmonë. Është dëshira për të qenë pranë publikut, aq më tepër që albumi mbështetet në motivet e polifonisë shqiptare”, ka thënë Zari.
Polifonia, për të është një muzikë e veçantë, që ka qenë vazhdimisht frymëzim në krijimtarinë e saj artistike, që në moshë të vogël. Këngëtarja shqiptare prej vitesh ndërton karrierën e saj në Gjermani ku dhe jeton, ndërkohë që ajo ka qenë e pranishme dhe në disa festivale xhazi, ku është vlerësuar për interpretimet e saj muzikore.
(s.g/atsh/balkanWeb)