E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibrës, arrestohet kryetari i komunës Muhur

DIBER-Kryetari i komunës Muhur të qarkut të Dibrës është arresuar për veprën penale të plagosjes me dashje të një personi.
Kryekomunari Afrim Nikli ka goditur me mjete të forta kunatin e tij, Dalip Damzi. Ngjarja ndodhi në banesën e kreut të Komunës, Muhur.
Pas denoncimit të ngjarjes nga Damzi, policia vuri në pranga kryetarin e Komunës, Niklin.

Nikli u zgjodh kryetar i komunës më datën 8 maj të këtë viti, si përfaqësues i koalicionit "Aleanca për të Ardhmen".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›