E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, tritol në katin e dytë të pallatit, ndalohen 4 të rinj nga Tropoja

TIRANË-Një shpërthim tritoli ka tronditur mëngjesin e sotëm kryeqytetin. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 2 e 30 minuta në katin e dytë të një pallati tek rruga ‘Naim Frashëri” pas bllokut të ambasadave. Nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar vetëm dëme materiale.

Banorët e pallatit, si dhe të pallateve ngjitur janë terrorizuar nga shpërthimi, i cili ka shkaktuar dëme dhe në katin e tretë të pallatit si dhe ka dëmtuar disa makina të cilat ndodheshin të parkuara në zonë.
Policia e Tiranë ka shoqëuar në polici 4 djemtë banonin me qera në këtë apartament, ku pas kontrollit të banesës ku iu gjetën dhe u sekuestruan nga forcat e komisariatit numër 2, rreth 4.5 kg hashash.

Mësohet se personat me origjinë nga Tropoja ishin nën vëzhgimin e policisë prej disa kohësh. Burimet nga drejtoria e policisë së Tiranës bëjnë me dije se ka përfunduar ekspertiza në vendngjarje për sasinë e tritolit dhe se pista kryesore ku po hetohet është ajo e larjes së hesapeve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›