Greqi, Papandreu: Ja 5 objektivat në Samitin e BE
ATHINE-Kryeministri grek, Jorgos Papandreu parashtroi 5 objektiva, që sipas tij përbëjnë "vijën kombëtare", mbi bazën e të cilave do të negociojë të dielën në Bruksel.
Pesë objektivat, që sipas kryeministrit bazohen në "arritjet e fuqishme të 21 korrikut", janë:
- Qëllim strategjik i Greqisë është të mbetet në zonën e euros.
- Pikënisje e diskutimeve do të jenë gjithë elementët pozitive të marrëveshjes së korrikut, domethënë: një paketë e re mbështetjeje, përlehtësim në shlyerjen e borxhit me zgjatje të afatit të shlyerjes, por edhe me interesa më të ulëta.
- Të arrihet lehtësim i peshës së borxhit që rëndon mbi supet e qytetarëve grekë.
- Çdo rregullim duhet të garantojë plotësisht normalitetin e sistemit bankar të Greqisë dhe fondeve të sigurimeve shoqërore, por edhe të ofrojë mundësinë e likuiditeteve për ekonominë reale.
Gjithë vendimet përkatëse të mbështesin zhvillimin ekonomik në Europë dhe në Greqi, ashtu siç ishte fryma e vendimeve të 21 korrikut.
- Duke folur në mbledhjen e këshillit të ministrave, Papandreu iu drejtua edhe partnerëve europianë, duke theksuar se populli grek nuk po paguan vetëm gabimet e të kaluarës, por "edhe një klimë të zgjatur pasigurie dhe polifonie, lidhur me të ardhmen e vendit" dhe kërkoi prej tyre "të kuptojnë se edhe grevat, demonstratat dhe protestat kanë një bazë reale".
(d.b/BalkanWeb)