Kukës, 4 persona grabisin me dhunë nje 18-vjecar
KUKËS- 4 persona të panjohur kanë grabitur një 18- vjecar në afërsi të banesës së tij në qytetin e Kukësit.
Zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit, Suada Sulaj, bëri të ditur se, “ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.30 te dites se djeshme, kur shtetasin Dardan Shllaku, 18 vjec, ndërsa po drejtohej në banesën e tij, 4 shtetas të paidentifikuar e kanë ndalur forcërisht dhe i kanë grabitur me forcë një zinxhir floriri, një telefon celular etj dhe më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarja".
Kjo grabitje ka ngjallur një ndjenjë frike ndër banorët e qytetit edhe për faktin se grabitje të tilla forcërisht në rrugët e qytetit verilindor është hera e parë që ndodhin. Ndërkohë, nga forcat e policisë po ushtrohen kontrolle të shumta ndër të rinjtë që janë të skeduar si kontigjent për këtë lloj krimi, ndonëse deri tani nuk është bërë i mundur ndalimi i ndonjë personi në lidhje me këtë ngjarje.
(d.b/BalkanWeb)