Edgar Cani pranë kalimit tek Empoli në serinë B
TIRANë - Sulmuesi shqiptar i Palermos, Edgar Cani është objektivi i ri i Empolit në Serinë B italiane. Ditë më parë, ekipi toskan i ka kërkuar atij siçilian informata rreth sulmuesit shqiptar. Ekipi i Palermos është treguar i gatshëm për të biseduar rreth mundësisë së huazimit të 20 vjeçarit.
Në sezonin e fundit, Cani ishte angazhuar në dy ekipe, në vjeshtë te Padova e në pranverë te Piaçenca. Përveç Empolit, për ish-futbollistin e Askolit dhe Peskaras interesim ka shprehur edhe Sassuolo, e cila po ashtu garon në Serinë B italiane.
Ndërkohë duket se një shqiptar do të luajë sezonin e ardhshëm me Palermon.
Ekipi siçilian posedon kartonat e Canit dhe Ujkanit, por i vetmi që pritet të qëndrojë është Pajtim Kasamin. Ky fakt konfirmohet nga që mesfushori i ri shqiptar po zhvillon me ekipin fazën përgatitore në Austri. Dhe pikërisht atje, në ndeshjen e parë miqësore që Palermo zhvilloi kundër ekipit lokal të Bad Kleinkircheim, Kasami shënoi një tregolësh dhe i dha një asist Makarones. Pershtypjet e para për shqiptarin ishin shumë pozitive nga i gjithë stafi siçilian.
Ndërkohë kosovari Shqipron Skeraj ka kaluar me sukses provën tek skadra e Bundesligës gjermane Bielefeld. Janë duke u zhvilluar bisedimet rreth kontratës dhe pritet të përfundojnë para se Bilefeld të shkojë jashë Gjermanisë për fazën stërvitore.
Nëse bëhet ky kalim atëhere Bilefeld do bëhet kolonia e re shqiptare në Bundesligë me një sërë futbollistësh si Berisha, Skeraj dhe Mustafi.
(d.b/ATA/BalkanWeb)