Prifti i përgjigjet Ramës: E vërteta e 1.5 mln eurove
Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, qesh kur me qetesi jep sqarime për kompaninë “Fortis 2”. Thotë se janë akuza qesharake të kreut të PS, por nga ana tjetër, kërkon nëpërmjet GSH, t’u japë përgjigje gjithë pyetjeve që ka ngritur kreu i PS Edi Rama, pikërisht në Gazeta Shqiptare.
Zoti Prifti, ka shumë pikëpyetje për deklaratën tuaj të pasurisë, akuza nga opozita, por edhe fakte të reja për shumat e saj...
E kam thënë dhe e ripërsëris, nuk ka asgjë që nuk është deklaruar më parë nga ana ime. PS merr ato që kam deklaruar unë dhe ia jep opinionit publik sikur i ka zbuluar vetë. S’ka asgjë të paqartë, s’ka asnjë gjë të dyshimtë.
ç’do të thotë kjo? Ju keni marrë borxh në 1 maj 2007, 30 mijë euro, për kompaninë “Fortis 2”, më pas në 2008 e keni shlyer këtë borxh dhe vetëm një vit më pas, pra në 2009, ju keni shitur 30% të aksioneve në vlerën 1.5 milionë euro? Duket se janë shifra marramendëse...
Këto lojëra mund të bëhen me dikë që është injorant, por ata që njohin ligjin dhe biznesin e kanë të qartë që këtu s’ka asnjë paqartësi.
Jo, kjo është ajo që shkruhet...
Atëherë, për të qenë njëherë e mirë e qartë për gjithë opinionin publik: Kur u krijua kompania “Fortis 2” së bashku me ortakun nga Fieri, u vendos që ai të kishte shumicën e aksioneve dhe të vinte në dispozicion të kompanisë tokën prej 27 ha të fabrikës së tij të vjetër dhe një shumë mbi 1 milion euro si kontribut, kurse unë si aksioner i pakicës duhet të gjeja nje kredi deri në 5 milionë euro për të blerë fabrikën e re. Ai vuri tokën dhe paratë, unë gjeta kredinë, në fillim 3.5 milion euro nga NBG dhe më vonë 1.5 milionë nga Tirana Bank.
Pra ju thoni që ndatë kapitalin...
Ne të dy ndamë kontributet, pra ai tokën, (ish fabrika e tullave) që e kishte vetë dhe rreth 1 milionë euro, dhe unë duhet të siguroja kredinë e bankës.
Më falni, por këto nuk janë në deklaratat e pasurisë?
Në deklaratën e pasurisë vihet kuota në pronësi dhe nuk vihen transaksionet e firmës. Këto janë punët e kompanisë dhe kushdo mund t’i verifikojë në dokumentet e kompanisë, edhe Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive, pra nuk ka të fshehta. Unë përgjigjem për pasurinë time në deklaratën e pasurisë, dhe përsa kohë që kompania nuk kishte filluar punë, kjo do të thotë që nuk kishin nisur as fitimet.
Pra doni të thoni se nga 2007, ishte gjithçka për ngritjen e kompanisë dhe jo aktivitet?
Po, kompania nuk ka filluar punë. Por në kompani, janë kapitalizuar 5 milionë euro kredi, 27 hektarë tokë që vlen mbi 3 milionë euro, dhe mbi 1 milionë euro të vendosura nga ortaku. Për shkak të mungesës së parave në kompani u futën dhe 2 ortakë të rinj që kontribuan rreth 800,000 euro. Kapitali i kompanisë duhet të jetë mbase nga 5 deri 8 milionë euro sot. Bashkëshortja ime ka ndjekur punët aty dhe unë s’kam pasur kohë të merrem me detaje.
Ju shitët një aktivitet që nuk kishte filluar punë...
Nuk do të kisha shitur kurrë aksionet e “Fortis 2” nëse nuk do isha bërë Ministër. Për shkak të qenies sime si ministër, pyeta te Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive nëse mund t’i mbaja aksionet dhe më thanë se ishte konflikt interesi për mua dhe bashkëshorten të kishim aksione aktive. Për të qenë korrekt me ligjin dhe detyrën e re, vendosa t’i shisja aksionet. Ja shita 30.5% të aksioneve njërit nga ortakët e firmës.
Pra ju keni shitur 30 përqind të aksioneve me vlerë 1.5 milionë euro...
Vlera e tyre reale, pra e 30 përqindëshit, është më e madhe, është gati gati 2.5 milionë euro, por për shkak të emergjencës së shitjes, u detyruam të shisnim aksionet me pak se vlera nominale e tyre.
I keni paguar detyrimet në shtet për këtë shumë?
Kjo është qesharake. Unë e di që Rama nuk di as tabelën e shumëzimit dhe është injorant nga ekonomia dhe ligjet, por s’paska as dhe këshilltarë të zotë. Nëse aksionet shiten nën vlerën e tyre nominale dhe nese nuk ka fitim, nuk paguhen tatime. Kur shiten mbi vlerën nominale dhe fiton, paguan tatim.
S’keni punë me shtetin?
Jam korrekt me shtetin dhe ligjet e tij. Këto sqarime i jap per publikun meqë jam figurë publike. Unë ndryshe nga Rama apo të tjerë kam deklaruar me përgjegjësi dhe përpikmëri çdo pasuri timen. Këta opozitarë kanë akoma inatin që unë i lashë në opozitë me koalionin që realizuam me Berishën.