Media tifoze dhe “tenisti” Rama
Në përgjigjen e djeshme ndaj akuzave personale të ministrit Dritan Prifti, Z.Rama nuk hezitoi të cilësonte gazetarët si “spektatorë të një ndeshjeje tenisit ku ndiqet topi sa majtas-djathtas”. Një lexues i thjeshtë gazetash ndoshta i ka dhënë të drejtë dje kryetarit socialist në këtë kritikë ndaj medias. Jemi të gjithë dëshmitarë se në ditët e sotme kanë mbetur pak tituj gazetash që vazhdojnë të jenë protagoniste në lojën që “tenistët” e politikës u servirin çdo ditë publikut shqiptar. Ka gjithnjë e më pak gazetarë që vazhdojnë deri në fund misionin e tyre për të zbuluar afera të dyshimta zyrtarësh; ka shumë më pak njerëz të medias që në vend të altoparlantit të politikanit të ftuar në studio, guxojnë t’ia përplasin në fytyrë hipokrizinë që përpiqen t’u shesin shikuesve; farepak analistë e komentatorë që me idetë e argumentat e tyre të shërbejnë si edukues e udhërrëfyes të opinionit publik. Me pak fjalë, media nuk ndodhet në ditët e saj më të mira të profesionalizmit dhe besueshmërisë nga lexuesit.
Këtë thirrje për të shkundur median nga gjumi ku ka rënë, kreu i opozitës e ka përsëritur shpesh gjatë këtyre viteve që ka marrë në dorë drejtimin e opozitës. Eshtë një thirrje ndihme ndaj një aleati të rëndësishëm siç është media, mjaft e nevojshme kur ndodhesh në opozitë dhe jashtë parlamentit dhe kur gazetat e TV-të mbeten tribuna e vetme për të përçuar idetë e tua. Deri në këtë pikë shqetësimi i z.Rama është i mirëkuptuar. Por ajo që lideri socialist harron t’u thotë lexuesve në intervistën e tij është fakti se ai vetë është njëri nga autorët që ka sjellë median në këtë situatë të rrezikshme.
Z.Rama nuk mund të lajë duart nga përgjegjësia që rëndon gjithashtu mbi të si njëri nga hartuesit e terrenit të favorshëm për kontrollimin e medias nga bizneset klienteliste me pushtetin. Akuza kryesore që rëndon sot mbi median është mungesa e fuqisë së gazetarëve apo edhe analistëve për të thënë të vërtetën nëse kjo e vërtetë bie ndesh me interesat e pronarit të gazetës apo televizionit ndaj politikanit që ky i fundit mbështet. Ky atentat ndaj objektivitetit të medias nëpërmjet favorizimeve dhe jo kërbaçit siç tentoi të bënte ish-presidenti Berisha, e ka zanafillën e tij në fillimin e viteve 2000. Kryeministri i atëhershëm Ilir Meta ndikoi nëpërmjet privatizimeve apo favorizimeve, në krijimin e gazetave dhe televizioneve të reja nga biznesmenë që nuk kishin asnjë lidhje me median. Qëllimi krysor i këtyre mediave ishte dhe është shërbimi ndaj interesave të bizneseve të tjera të pronarëve të tyre.
Pra, kritiko ministrin apo kryetarin e bashkisë, që ai të të japë një licensë guroreje apo leje ndërtimi. Pasi të meret leja, asnjë lajm kundër këtij zyrtari nuk mund të publikohet pa pyetur më parë pronarin. Në këtë moto të re, gazetarët ose detyrohen të bëjnë lojën e pronarit, ose mbeten pa punë. Mesa jam në dijeni, nuk ka ndonjë pronar medieje veç “Gazeta Shqiptare”, që të mos meret me ndërtime pallatesh apo përfitime nga prokurime publike.
Kryebashkiaku Rama, i zbuloi shumë shpejt frytet e këtij nënshtrimi të medias nga biznesi dhe duke qënë se drejton prej vitit 2000 institucionin e vetëm që jep leje ndërtimi në Kryeqytet, u kthye shpejt në kontrollorin kryesor të orekseve të pronarëve të mediave. Duke i shtuar kësaj lidhjeje me pronarët, edhe SMS intimiduese që kryebashkiaku nuk nguron të shkëmbejë edhe me gazetarët e terrenit për shkrime të caktuara, mund të kuptohet se ku kanë përfunduar “këllqet” e gazetarëve për të qënë pushteti i katërt. Sigurisht që në këtë marrëdhënie flirtuese mes medias dhe pushtetit, turpi kryesor i mbetet lavires dhe jo atij që paguan për të bërë seks. Për këtë arësye, të gjithë ne njerëzit e medias, nuk duhet të ndjehemi të shfajësuar se e gjetëm fajtorin duke treguar me gisht pronarët-biznesmenë apo politikanin e rradhës që ngjitet në pushtet.
Një tjetër arsye që z.Rama harron apo anashkalon në kritikën e tij të përsëritur, është fakti se pushteti i medias nuk mund të jetë i plotfuqishëm nëse nuk funksionojnë pushtetet e tjera. Zëri i medias është i vetmi që zbulon prej vitesh raste të korrupsionit të zyrtarëve, arsimtarëve apo mjekëve, por këto denoncime ose nuk ndiqen në rrugë zyrtare nga prokuroria ose përfundojnë në shfajësime dhe dënime qesharake në gjykata. Ka edhe më keq, si rasti i emisionit “Fiks fare” përballë ish-ministrit Pango, i cili përfundoi i ndëshkuar nga gjykata për shkak se doli nga rutina e “spektatorit të tenisit”. Do të ishte mëse normale që gjyqësori dhe media të rreshtoheshin së bashku në kontrollin e orekseve të pushteteve të tjera, ekzekutivit dhe legjislativit. Por, në Shqipëri realiteti është krejt ndryshe.
Gjyqësori i korruptuar, i fshehur nën perden e pavarësisë, ka nisur aleancën me ekzekutivin për të shtuar ditët e tij. Që pas zgjidhjes së problemeve juridike të dy ministrave të saj, mazhoranca nuk i mëshon më kërkesës për reformë në drejtësi edhe pse kjo është një nga kërkesat kryesore të BE-së. Ndërkohë, opozita, e ngarkuar prej një viti me protestën e saj për zgjedhjet, po vazhdon t’i japë shpresë këtij “muaji mjalti” mes qeverisë dhe gjyqësorit.
Të ndodhur përpara kësaj kulture të mosndëshkimit, por edhe mosfunksionimit të institucioneve dhe zbatimit të ligjit, zëri i ndonjë medie që vazhdon të flasë pa frikë, bie në vesh të shurdhët derisa sa ai ngjiret deri në shuarje të plotë. Gazetarët nuk mund të bëhen arbitër në këtë “lojë tenisi”, ashtu siç mëton z.Rama, ku rregullat mungojnë ose edhe nëse janë ndërtuar, nuk zbatohen nga institucionet kontrolluese. Nëse kemi arritur në këtë pikë, kur institucionet bazë të shtetit nuk i binden ligjit dhe janë të brishta ndaj orekseve personale e politike, përgjegjësia kryesore është e lidershipit politik. Këta politikanë janë përgjegjës për reformën e munguar në drejtësi, sektorin më të korruptuar në vend; janë këta shtetarë ata që ndërhyjnë tek pavarësia e institucioneve për ta patur më të lehtë shmangien e zërave kundër apo fshehjen e aferave të dyshimta; janë këta liderë shkaktarët kryesorë të emërimeve politike dhe fisnore në administratë duke kthyer në falsitet konkurset për rekrutimet dhe zbatimin e statusit të nëpunësit civil. Për të gjitha këto arsye të dashur lexues, duhet të kuptoni se gazetarët nuk kanë hezituar që të rreshtohen në krah të opozitës për të luftuar të keqen që përkthehet që nga abuzimet e vogla të zyrtarëve e deri tek tentativa për ndryshimin e kufijve detarë. Për të fituar këtë betejë, nuk duhen imituar metodat e së keqes, por duhen vendosur nivele të reja për forcimin e institucioneve duke zbatuar ligjin. Kjo mund të nisë edhe kur ndodhesh në opozitë, duke inicuar e duke bashëpunuar më mazhorancën në reformat e nevojshme për drejtësinë e mirëfunksionimin e pushteteve të tjera. Kjo jo vetëm për të ndihmuar median në detyrën e saj, por mbi të gjitha për të ndërtuar një sistem me rregulla loje të barabarta për të gjithë.
(Në përgjigje të intervistës së z.Edi Rama publikuar në “Gazeta Shqiptare” dt. 16 korrik 2010)