Edhe 100 minatorë të tjerë i bashkohen urisë

Gjendja e tyre sa vjen e përkeqësohet, ndërsa ndodhen rreth 1 mijë metra nën tokë.
Megjithëse, drejtori i përgjithshëm i ACR –së Giga Bedineishvilli, premtoi rritjen e pagave me 20%, minatorët duket se nuk janë të kënaqur, duke kërkuar rritje prej 40%.
“ACR vendosi të rrisë pagat e minatorëve të Bulqizës me 20 për qind. Ne e bëmë ofertën, por ajo është bllokuar nga krerët e sindikatës. Ne jemi gati të diskutojmë çdo kërkesë të arsyeshme që është në kontrollin tonë. Kërkesa për uljen e moshës së pensionit, nuk është në dorën tonë, kjo duhet negociuar me qeverinë. Ka kërkesa për furnizuesit apo transportin, por kjo nuk është një çështje që na takon ne. Kompania nuk do të dorëzohet para kërkesave që vijnë me presione apo shantazhe”, ka thënë Bedineishvilli për mediat. /Start/
2011-07-29 12:12