E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe 130 milionë për galaktikët e rinj

Real Madrid

Në një kohë kur botërori ka hyrë në faza interesante, bomba e merkatos së verës vjen nga Anglia: presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, është i gatshëm të derdhë 130 milionë euro për të arritur te një tjetër blerje e madhe, ajo e Uejn Runit. Kjo blerje do të ishte edhe si një lëvizje për të kënaqur dëshirat e trajnerit të ri, portugezit Zhoze Murinjo. Por tekniku portugez dëshiron gjithashtu një tjetër futbollit anglez, bëhet fjalë për mesfushorin e Liverpulit, Stiven Xherrard. Reali kërkon gjithashtu dhe Maikon e Milito.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›