E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona kundër të gjithëve, sulm sërish Peles e Platinisë

Trajneri argjentinas u përgjigjet kritikëve: Pele, kthehu në muze, Platini nuk më intereson

“Pele kthehu në muze”. Diego Armando Maradona kthehet të sulmojë “O Rei”-n, por edhe Platininë. Trajneri i Argjentinës nuk lë t’i ikë rasti dhe lëshon një tjetër goditje ndaj shënjestrës së tij të preferuar. Këtë herë, Maradona replikon ndaj fjalëve të ish-yllit të futbollit brazilian, që pak ditë më parë e kishte “El Pibe” se kishte pranuar drejtimin e Argjentinës “për para”. “Pele kthehu në muze. Dhe Platini nuk më befason, sepse unë dhe ai kemi qenë gjithmonë shumë të largët”, thotë Maradona, duke replikuar edhe ndaj presidentit të UEFA-s, i cili pyetjes precize mbi cilësitë ndaj ish-yllit të Napolit si trajner, kishte ironizuar: "Maradona ishte një lojtar i madh”. Diego e Mishel nuk kanë marrëdhënie të mira: “ç’kemi e mirupafshim, asgjë më shumë. E dimë se si janë francezët. Platini është francez dhe mendon se është më i mirë se pjesa tjetër e botës. Unë nuk i kam dhënë kurrë rëndësi”. Kritika edhe për topin e Botërorit, të famshmin “Jabulani”: “Topi është një tjetër temë e nxehtë, për të cilën nuk dua të flas. Kanë thënë mjaft djemtë, nga Romero te Pozo deri te Mesi, por topi influencon shumë në lojë. Unë i kërkoj Peles dhe Platinisë të shkojnë dhe të rishikojnë topin me të cilin luanin ata dhe më pas të japin një gjykim mbi ‘Jabulani’. Ndoshta do të pushojnë së thëni budallallëqe për mua...”. çfarë i ka pëlqyer deri tani nga Botërori Maradonës? Kush nga lojtarët, që kanë zbritur deri tani në fushë, ka tërhequr vëmendjen tënde? “Kam vënë re Podolskin, Elanon, Maikon, por asnjë nuk më ka impersionuar në mënyrë të veçantë. Asnjë nuk ka mundur të bëjë as 40% të asaj që Mesi bëri ndaj Nigerisë. Leo duhet vetëm të jetë i qetë dhe të luajë futbollin e tij, pjesa tjetër vjen vetë dhe prandaj kam besim se ndeshjen e sotme ndaj Koresë së Jugut do ta fitojmë ne”. Po pse vallë deri tani në Botëror nuk është parë futboll i bukur? “Në ndeshjen e parë të gjitha skuadrat, edhe të mëdhenjtë, përgjigjet Maradona, janë shumë të kujdesshme, sepse të mos humbasësh pjesën e parë është fondamentale”. Gjithsesi, Veron do të mungojë ndaj koreanëve: “Kam nevojë për Veronin, por nëse e hedhim në fushë, mund të kemi probleme më të rënda dhe do të rrezikonim ta humbitnim përfundimisht”. Në vendin e tij do të luajë Maksi Rodriguez.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›