Aktorët kinezë paguhen për të bërë tifo
Grupi shumë i organizuar i tifozëve me flamuj dhe shalle kuqeblu, të cilët kanë mbështetur Korenë e Veriut kundër Brazilit ishte i përbërë në realitet nga aktorë kinezë. është pikërisht ky fakti, që u zbulua dhe nga vetë shtypi kinez. Ishin mbi njëqind persona dhe kanë sfiduar të ftohtin. Bëhet fjalë për "vullnetarë" të punësuar nga Kina, Sport Management Group pas kërkesës së marrë nga komisioni i Sportit të Koresë së Veriut. Në fakt, të pakët janë koreano-veriorët, që mund t’i lejojnë vetes një udhëtim në Afrikën e Jugut për shkak të kostove të mëdha dhe vështirësive të jashtëzakonshme për të marrë vizat. Duke lënë mënjanë aktorët e paguar, në një sondazh të organizuar nga televizioni shtetëror “çTV” për të kuptuar se cilat janë preferencat e kinezëve në lidhje me skuadrat e këtij botërori, përveç kombëtares së tyre të zemrës, Kinës, ka rezultuar se Koreja e Veriut është një nga skuadrat që gëzon më shumë spikati. Pas saj vijnë Brazili, Argjentina dhe Spanja. Koreja e Veriut rikthehet në një botëror pas plot 44 vitesh mungesë. Pikërisht pjesëmarrja e tyre e fundit daton në Botërorin e 1966 në Angli, ku edhe do të eliminonin Italinë.
#