Shtypi i zhgënjyer, Lula në mëdyshje
Brazil
Një ditë pas fitores së lodhshme 2-1 të Seleçaos ndaj Koresë së Veriut, shtypi drejton gishtin nga Dunga. Ajo fitore i shpëtoi lëkurën Brazilit, për ta është e papërtypshme paraqitja nën nivel e skuadrës. Skuadra kishte zhvilluar të gjitha stërvitjet e fundit me dyer të mbyllura. Ndaj “O Globo” titullon “Shumë mister për këtë?”, ndërsa e përditshmja “Folha de S.Paulo” evidenton: “Gola të bukur në një ndeshje të ngadaltë”. Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, nuk është i kënaqur, por është i bindur se rendimenti i skuadrës do të përmirësohet.
#