E Diel, 1 Nëntor 2026

Tae Se Jong, lotët që tronditën botën

Jashtë fushe Himni

Lotët e tij kanë bërë xhiron e botës në një natë, duke qëlluar direkt në zemrat e miliona telespektatorëve. Dhe ai imazh, që të fut të dridhmat, do të mbetet i gdhendur në historinë e këtij botërori afrikanojugor. Gjatë himnit të kombëtares koreano-veriore, Tae Se Jongu nuk i ka mbajtur dot lotët. Ti mbante? E pse? Ai ishte aty, në të njëjtën fushë me Kaka e Robinjo, për të luajtur në kompeticionin më prestigjioz. ëndrra e të gjithëve, që e realizojnë vetëm pak. Dhe Tae Se Jong është një nga ata. “U preka shumë, shpjegon Tae-Se pas ndeshjes. Mendova ‘më në fund ia dolëm vërtet’ dhe nuk munda të përmbahem. Isha i lumtur, që mundeshim të luanim ndaj një prej skuadrave më të forta të botës. Kam ëndërruar gjithmonë të luaja në një botëror. Humbëm, por mundemi ende të kualifikohemi në turin tjetër. Botërori ynë nuk ka mbaruar, do ta mundim Portugalinë, jam i bindur”. Tae Se Jong, 26 vjeç, luan prej 4 vitesh skuadrën më të famshme japoneze, Kavasaki Frontale. Nofka e tij është "Runi i Azisë” për karakteristikat e tij “në të gjithë fushën”. I lindur dhe i rritur në Japoni nga prindër koreanoveriorë dhe shumë i lidhur me atdheun.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›