E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe “Meshari” kthehet për 100-vjetor

Të mërkurën, gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi se në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, në Shqipëri nuk do vijnë vetëm armët e Skënderbeut, por edhe origjinali i librit “Meshari”, i Gjon Buzukut.

Gjithashtu, sipas Berishës, në kuadër të kremtimeve të 100-vjetorit, më 20 nëntor në Romë do të hapet një ekspozitë e thesareve kulturore të Shqipërisë, ndërkohë që në Moskë do të hapet një ekspozitë e 18 ikonave, kryevepra të muzeut të artit mesjetar të Korçës.

“Meshari”, libri i parë shqiptar (1555) ruhet në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›