E Diel, 1 Nëntor 2026

Shënohet viti jubilar franko-gjerman

Të enjten (sot)me fillim nga ora 11:30, në Rezidencën franceze (Rr. 24 Maji, Dragodan) Ambasada Franceze dhe Ambasada Gjermane do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën do të flasin ambasadori i Francës, Jean-François Fitou, dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Gjermanisë, Matthias Kielser.

Në fakt, duke filluar nga shtatori i vitit 2012, e deri në korrik të vitit 2013, do të festohet viti franko-gjerman.

Arsyeja për një kremtim aq të gjatë është shënimi i 50-vjetorit të Traktatit të Elizesë, që ndërmjet Gjermanisë dhe Francës u nënshkrua në janar të vitit 1963. Si rrjedhojë, me aktivitete që do të zgjasin gjatë gjithë kësaj periudhe, Ambasadat e Francës dhe Gjermanisë përvjetorin e themelimit të marrëdhënieve të veçanta mes dy shteteve do ta kremtojnë edhe në Kosovë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›