OST informon per nderprerjet

Ditën e nesërme duke filluar që nga ora 09.00 deri në orën 14.00 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës . Drejtori i njësisë operative për Tiranën pranë OST-së Sali Toçilla deklaroi se ndërprerjet do bëhen për shkaqe sigurie pasi do të kryhen punime në linjën Kashar -Selitë. Ndërkohë që punimet në këtë linjë pritet që të përfundojnë brenda ditës .
Megjithë ndërprerjet e ditës së nesërme, Operatori i Sistemit të Trasmetimit bën me dije se janë marrë masa që për festat e fundvitit të mos ketë ndërprerje dhe të shmangen të gjitha problemet e mundshme.