Edhe 40 mijë ton municione për asgjësim

Gjatë këtij takimi është bërë edhe një analizë e vitit të shkuar, ku sipas zv/ministrit të Mbrojtjes, Ekrem Spahiu, janë asgjësuar 26,613 ton municioneve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Duke nisur nga viti 2009, kohë kur edhe nisi shkatërrimi i municioneve të vjetra komuniste, janë asgjësuar gjithsej 53,806 ton. Aktualisht, rezulton se janë gjendje tepër dhe për asgjësim edhe rreth 40,000 ton municione të tjera, që do të asgjësohen brenda vitit 2013. Për planifikimin e asgjësimit të sasisë së mbetur të municioneve, Bordi Drejtues i AMT, ka ngritur një Grup Pune që ka rishikuar Planin e Veprimit dhe detajuar masat si dhe hapat që do të ndërmerren për asgjësimin e municioneve gjatë vitit 2012.
Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, theksoi se ky vit mbetet vendimtar për realizimin e synimit për asgjësimin e gjithë sasisë së municioneve të tepërta brenda vitit 2013. “Siguria dhe zbatimi i rregullave në gjithë këtë proces ka qenë dhe mbetet prioritet absolut dhe detyrë parësore për të gjithë. Të merren të gjitha masat për të përfunduar asgjësimin masiv të municioneve me detonim në poligone, brenda muajit Shtator 2012. Drejtorët e uzinave të rishikojnë kostot e demontimit industrial të municioneve dhe reduktojnë ato, por pa cenuar aspak sigurinë e procesit”, ishin disa nga detyrat e dhëna.
Gjithashtu, Imami kërkoi seleksionimin e municioneve në depo me qëllim veçimin dhe ruajtjen e municioneve më të reja si rezervë e FA dhe dërgimi për asgjësimin të atyre që janë të vjetra. “Të bëhen të gjitha përpjekjet për minimizimin e ndotjes së mjedisit, jo vetëm në uzina ku kryhet procesi i demontimit industrial të municioneve por edhe në poligone dhe kudo ku punohet me municionet dhe lëndët plasëse. Grupi Punës i ngritur nga BAMT, ka bërë një punë të mirë, për rishikimin e Planit të Veprimit dhe detajimin e municioneve që do të asgjësohen gjatë vitit 2012. Vërejtjet dhe konstatimet e Bordit Drejtues të AMT, të vlerësohen dhe kthehen në detyra për të gjithë, me qëllim përmirësimin e punës dhe shmangien e gabimeve si dhe ngjarjeve të padëshiruara”, vijoi ai. /S.Ll/Start/
2012-01-11 11:49