Edhe 5 minatorë në grevë urie, Nikollaj: Qeveria të ndërhyjë

Minatorët janë ngujuar në ambientet e kompanisë austriake ACR, duke mos lejuar punonjësit e tjerë të hyjnë brenda. Minatorët thanë se kompania ka shpërndarë disa fletushka ku iu bën me dije se kërkesat e tyre nuk do të zbatohen. Punëtorët e nxjerrjes së kromit janë në grevë prej 20 ditësh.
Ndërkohë, kreu i Konfederatës së Sindikatës së Minatorëve Kol Nikollaj kërkoi ndërhyrjen nga qeveria për të zgjidhur këtë situatë. “Gjatë këtyre 6 muajve kompania nuk bëri asgjë. Ajo shpesh ushtroi presion psikologjik dhe administrativ ndaj punëmarrësve dhe lidershipit të sindikatës, sindikata i’u drejtua edhe institucioneve shtetërore që në zbatim të ligjit shqiptar ato të kontrollojnë grafikun dhe vlerat e investimeve, por asgjë nuk u bë. Qeveria dhe punëdhënësi kryen lëshime reciproke karshi njëri- tjetrit, duke abuzuar me kryerjen e investimeve dhe duke shfaqur hapur një korrupsion ekonomik dhe trafik të influencave politike”, deklaroi ai.
“KSSH gjen rastin edhe një herë që t’u bëj thirrje qeverisë shqiptare dhe punëdhënësit të “Albania Crom” që të ulen me minatorët të negociojnë që të arrijnë në një marrëveshje konsensuale dhe ligjore me qëllim të zgjidhjes së problemit në favor dhe interes të minatorëve, pasi situata po agravon shumë shpejt dhe me fillimin e grevës së urisë e ngujimin e minatorëve në thellësi të nëntokës, koha nuk pret që të ndërhyhet me ditë, por duhet të ndërhyhet me ore dhe me minuta për të shpëtuar jetët e minatorëve të ngujuar dhe për të parandaluar konflikte e trazira sociale me komunitetin e Bulqizës, të cilët janë në mbështetje e solidarizohen tërësisht me minatorët.”,-bëri thirrje Nikollaj. /Start/
2011-07-25 18:02