E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhimet bujqësore vendase të kontrolluara

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, i gjithë cikli i prodhimit është i kontrolluar.

"Ne ndjekim lidhjen që ka prodhimi me furnizuesin e kimikateve, lidhjen që ka prodhimi me specialistin këshillimor. Kështu që situata në terren është e njohur. Marrim informacion nga fermerët. Ky përdorim bëhet dhe zhvillohet nën konsulencën e specialistëve tanë në terren", ka thënë zv/ministri i Bujqësisë Tokli Thomai.

Ai shton se përdorimi i kimikateve është i kontrolluar dhe lejohet me ligj, por në shumë raste vetë fermerët nuk janë të interesuar të përdorin stimulues për rritjen e produkteve. "Nuk është e nevojshme të përdorësh hormone për të pjekur artificialisht fruta dhe perime kur natyra vetë i pjek ato në mënyrë normale. Përshpejtimi do të ishte në dëm të cilësisë dhe kjo nuk ndodh. Nuk kemi problematikë të tillë sot në fruta, perime", shprehet Thomai. 

Domatja, kastraveci, bishtajat, bamjet dhe shumë fruta e perime të stinës janë tërësisht prodhim vendas dhe prej javësh gjenden në tregjet e pakicës dhe shumicës./Start/

                                                                                             2011-07-26 09:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›