Këtë vit përfitojnë bursa mbi 3500 nxënës dhe studentë

Për këtë vit shkollor, Qeveria miratoi në total bursa për 3550 nxënës dhe studentë.
Sipas vendimit, Ministria e Arsimit për vitin e ri akademik 2011-2012 do të japë 1 650 bursa për nxënësit dhe 1 900 bursa për studentët, për hyrjet e reja në vitin e parë në sistemin arsimor publik, për të gjitha kategoritë përfituese
. Kategoritë që përfitojnë bursa nga shteti sipas kriterit ekonomik, janë: nxënësit/studentët, që vazhdojnë studimet larg vendbanimit të tyre në largësinë mbi 5 km dhe plotësojnë kriterin ekonomik; nxënësit që banojnë në fshat, të cilët nuk kanë shkollë 9-vjeçare brenda rrezes prej 5 km e që vendosen në konvikt publik; nxënësit/studentët, që kanë përfituar statusin e jetimit dhe që plotësojnë kriterin ekonomik; nxënësit/studentët të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë dhe që plotësojnë kriterin ekonomik; secili nga studentët bashkëshort me fëmijë, që plotëson kriterin ekonomik dhe që vendoset në konvikt publik; fëmijët, nxënës apo studentë, që kanë statusin e invalidit, paraplegjikut dhe tetraplegjikut dhe që plotësojnë kriterin ekonomik.
Ndërsa në kategoritë që kanë të drejtë të marrin bursë jashtë kriterit ekonomik, përfshihen: nxënës apo studentë, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës. Nxënësit që vijnë nga zonat verilindore dhe juglindore të vendit (Tropoja, Hasi, Puka, Kukësi, Dibra, Bulqiza, Mati, Mirdita, Malësia e Madhe, Librazhdi, Gramshi, Kolonja, Përmeti, Pogradeci, Skrapari, Tepelena dhe rrethi Tiranë), të cilët regjistrohen dhe ndjekin studimet në vitin e parë shkollor 2011-2012, në shkollat e mesme profesionale; jashtë kriterit ekonomik përfitojnë bursë edhe nxënësit që ndjekin mësimin sipas degëve prioritare për zhvillimin e ekonomisë.
Bëhet fjalë për nxënësit që regjistrohen dhe ndjekin studimet në vitin e parë shkollor 2011-2012 në shkollat profesionale, në degët bujqësore, veterinare, pyjore, ndërtim dhe teknologji informacioni. Afati përfundimtar për shqyrtimin dhe miratimin e bursave, për vitet e para, është data 15 dhjetor 2011, për të gjitha kategoritë e shkollave; ndërsa për vitin e dytë e lart është data 15 nëntor 2011. /Start/
2011-07-26 08:19