E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e të moshuarit, tre në pranga

Burime zyrtare konfirmuan se në pranga ranë Edison Demiri 26-vjeç, Marinel Demiri 25-vjeç si dhe Bledian Demiri 29-vjeç lindur dhe banues në Pojan-Korçë.

Në ngarkim të shtetasve Edison dhe Marinel Demiri rëndon akuza “Plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen e kryer në bashkëpunim”, ndërsa ndaj shtetasit Bledian Demiri (i cili është edhe nipi i viktimës) ka filluar procedimi penal për veprën penale “Moskallëzim të krimit”.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit e mësipërm konkretisht Edison dhe Marinel Demiri, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Pojan,janë konfliktuar për motive të dobëta në banesën e shtetasit Petrit Zeneli, 43-vjeç, duke e goditur me sende të forta dhe duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore, ndërsa gjatë konfliktit kanë qëlluar me grushte dhe sende të forta edhe babin e këtij të fundit shtetasin Ali Zeneli, 78-vjeç duke i shkaktuar kështu dëmtime të rënda trupore i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Materialet e përpiluara për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-25 16:44
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›