E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zihen me mjekët e urgjencës, pranga të rinjve të alkoolizuar

Burime zyrtare thanë se të rinjtë kishin shkuar për të marrë mjekim pasi ishin në gjendje të dehur, por duket se edhe tek “vendi i shërimit” nuk kanë gjetur rehati, duke u zënë me bluzat e bardha dhe më pas edhe me forcat e rendit.

Në pranga ranë shtetasit E. Tola, 20-vjeç, banues ne fshatin Mirake komuna Polis Librazhd, J. Sulanjaku, 20-vjeç, banues në fshatin Kuqan komuna Shirgjan Elbasan, K. Sulanjaku 23-vjeç, banues në fshatin Kuqan, si dhe M Sulanjaku, 24-vjeç, banues në fshatin Kuqan. 

Arrestimi i këtyre shtetasve u krye, pasi kanë shkuar  për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin kirurgjik Elbasan  dhe nën efektin e pijes alkoolike janë konfliktuar me punonjësit e urgjencës  se spitalit dhe me pas kane kundershtuar me dhune punonjësit e policisë.  /Start/
 

                                                                                             2011-07-26 09:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›