E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe 500 kuota për studimet me kohë të pjesshme

Ministria e Arsimit po studion propozimet e bëra dhe më pas vendimin e saj do ta dërgojë në qeveri për miratim.

Pjesa më e madhe e këtyre kuotave vijnë nga Universiteti i Tiranës. Kriteret e pranimit do të jenë të njëjta me ato të publikuara tashmë nga Ministria e Arsimit dhe ku janë pranuar kandidatët e fazës së parë në këtë stad studimesh.

Burime pranë MASH thonë se vendimi do të jetë gati brenda pak ditësh. Mesatarja e shkollës së mesme do të jetë një nga kushtet kryesore të pranimit. “Ky rregull do të jetë i vlefshëm për të gjithë aplikantëtt që do të konkurrojnë për studimet pjesshme, qoftë si program i parë studimi apo i dytë”, thanë burimet. /Start/

                                                                                             2011-11-28 09:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›