Lezhë, aksidenti i merr jetën 39-vjeçarit

Burime nga policia lokale bënë me dije se shtetasi Arben Pepaj, 39-vjeç, ka humbur jetën nga aksidenti, ndërsa ka mbetur i plagosur shtetasi Agustin Buçinaj.
Ata udhëtonin me një mjet tip furgon ku janë përplasur jashtë rruge. Policia bëri me dije se ngjarja ndodhi në fshatin Gocaj, në aksin Shkodër-Lezhë dhe shkaku kryesor dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara.
Forcat e rendit shkuan në vendin e ngjarjes ku kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat. /Start/
2011-11-28 09:37