E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet një automjet i vjedhur në Itali

Policia lokale bëri me dije se është kapur dhe sekuestruar një automjet tip AUDI A6, i cili pas verifikimeve të kryera ka rezultuar si i vjedhur jashtë shtetit në Itali në datë 24.08.2010.

Policia filloi procedimi penal në gjendje të lirë për pronarin e tij, shtetasin Qatip Hoxha, 45 vjeç, banor i qytetit të Vlorës. 

Tre javë më parë, policia lokale bllokoi dhe sekuestroi një auoveturë luksoze që ishte vjedhur në Spanjë.  Gjatë këtij viti, policia e Vlorës ka bllokuar dhe sekuestruar të paktën 17 autovetura të vjedhura në vende të ndryshme si, në Itali, Gjermani, Serbi, Bosnjë Hercegovinë etj. /Start/

                                                                                             2011-11-28 09:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›