Edhe 7 komuna në izolim

Shtabi i emergjencave në zonat e fatkeqësisë natyrore po punojnë për hapjen e rrugëve të fshatrave të thellë për t’i lidhur ato me komunat dhe më tej me rrugë kombëtare.
Komunat e bllokuara janë ato të Shalës, Shoshit, Iballës dhe Fierzës në qarkun e Shkodrës, si dhe komunat Kalis, Lekbibaj dhe Arren në qarkun e Kukësit. Dje përfundoi puna që mundësoi komunikimin me akset rrugore kombëtare të qendrave të komunave Lurë dhe Grykë Çajë.
Për të trajtuar emergjencat shëndetësore nga helikopterët e Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer tre misione fluturimi, ndërkohë strukturat e Forcave të Armatosura kanë kryer operacione të ndihmës humanitare në Zapod të Kukësit, Orenjë të Librazhdit dhe në Pukë. /Start/
2012-02-23 08:34