E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, pranga një 30-vjeçari i dënuar me 20 vite në Itali

 Burime zyrtare bënë me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi Ndue Shpataj, 30-vjeç.

Arrestimi i këtij shtetasi ka ardhur si pasoje e një operacioni të mirëorganizuar të forcave të Antidrogës në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Shkodër, pasi ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Firences ne Itali për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike Kokainë, vepër kjo që dënohet deri në 20 vite burgim.

 Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit Ndue Shpataj do t’i kalojnë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të“Prodhim dhe shitje e narkotikeve”. /Start/

                                                                                             2012-02-23 08:26
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›