Elbasan, ekzekutohet një 37-vjeçar

Policia lokale sqaroi se ngjarja ndodhi në lagjen “Dyli Hazhire” të qytetit, ku ka humbur jetën shtetasi Almir Cani, 37-vjeç, babai i një vajze. Mësohet se Cani është qëlluar në afërsi të disko “Tekila” në pronësi të tij.
Menjëherë i dëmtuari u dërgua në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe me gjithë ndihmën mjekësore që iu dha nga personeli mjekësor, ky shtetas nuk mundi të jetojë.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Drejtorisë dhe Komisariatit Policisë Elbasan, në përbërje dhe Ekspert Kriminalistik, të cilët bënë të mundur sigurimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, duke mbledhur dhe administruar provat. Prej një harku kohor të shkurtër Policia e Elbasanit bëri të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje kriminale, ku për arsye hetimi identiteti i tij nuk behet i ditur.
Policia po punon intensivisht për kapjen e tij. Aktualisht në Komisariatin e Policisë Elbasan janë shoqëruar mbi 15 persona, me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje kriminale. Po punohet intensivisht, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për të sqaruar motivet e krimit.
2012-02-23 08:45