E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e laborantes, jepen të tjera detaje nga bashkëshorti

Bashkëshorti i saj, Ilia Basho, bashkëjetonte me një grua tjetër teksa ishte i martuar ende me gruan që mbeti e vdekur nga plumbat në fillim të këtij muaji.

Policia ka marrë në pyetje një 38-vjeçare, e cila është identifikuar nga tabulatet telefonike. Fillimisht, burri kishte mohuar të kishte një lidhje jashtëmartesore, por në momentin që policia e ka thirru gruan, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, dhe e ka përballuar me të, Ilia Basho e ka pranuar bashkëjetesën.

Megjithatë, ai nuk ka pranuar në asnjë moment se ka lidhje me vrasjen, teksa policia pretendon se ai ka paguar për të kryer krimin ndaj bashkëshortes. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se deri më tani, nuk ka asnjë provë që ta lidhë të dashurën e 38- vjeçarit me vrasjen e Eleni Bashos.

 Çifti Basho ishte në prag të divorcit dhe në rast ndarjeje, gruaja do të merrte pjesën më të madhe të kompanisë së materialeve dentare që zotëronin. Edhe prindërit e gruas hodhën dyshime tek bashkëshorti i saj se kishte gisht në vrasje. Ngjarja ndodhi më 2 shkurt, ku shtetasja Eleni Basho u vra pranë banesës së saj në Shkozë të Tiranës. Atë natë mbeti e vrarë edhe një vajze e re në kryeqytet, në një krim të dytë, hetimet për të cilën nuk kanë zbuluar ende autorët.  Megjithatë, policia e Tiranës me anë të drejtorit të saj pritet të japë sot një konferencë për shtyp për të sqaruar plotësisht ngjarjen. /Start/

                                                                                             2012-02-23 09:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›