Energjia, 690 milionë euro 7 muajt e parë
17/08/2010 Investitorët bum kërkesash për HEC-e. Regjistrohen 51 të tilla deri në gusht
Ministria e Energjetikës deklaron se 7 muajt e parë të këtij viti aplikimet për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike në vend kanë kapur vlerën e më shumë se 690 milionë euro. Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, gjatë konferencës së djeshme për shtyp lidhur me zhvillimet në sektorin energjetik në vend deklaroi se deri më tani janë realizuar 51 kërkesa për HEC-e të reja dhe 8 për parqe të prodhimit të energjisë me erë. “Në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës janë trajtuar 51 kërkesa për hidrocentrale të reja dhe 8 kërkesa për parqe të prodhimit të energjisë nga era. Në 51 kërkesa për ndërtimin e hidrocentraleve, vetëm gjatë shtatë mujorit të parë të vitit 2010, janë lidhur 19 kontrata për 19 hidrocentrale dhe 32 të tjera janë në fazën e tenderimit apo të negocimit të kontratave. Vetëm për hidrocentralet parashikohet një investim prej 258.811.707 euro, me një fuqi të të instaluar prodhimi 215 MW. Në këto shtatë muaj të parë të vitit 2010, gjithashtu janë paraqitur, siç e thashë më sipër, 8 kërkesa për parqe të prodhimit të energjisë nga era, me një vlerë investimi 433.998.454 euro dhe me një kapacitet prodhues 375 Me. Fola për një bilanc tepër pozitiv sepse vetëm nëse do të vlerësojmë iniciativat gjatë shtatë mujorit të parë të vitit 2010 kërkesat për investime të reja në hidrocentrale dhe në energjinë e erës janë 692.810.161 euro dhe fuqi e instaluar 590 MW gjithsej”, deklaroi Prifti. Gjithashtu, ministri i Energjetikës, i bëri ftesë gjithë kompanive shqiptare dhe kompanive të huaja, që janë të interesuara për të investuar në sektorin energjetik, në mënyrë që të përfshihen në tenderët që do të hapen në vazhdim për sektorin energjetik. Gjatë shpjegimit që bëri, Prifti vlerësoi faktin se investimet në energjetikë duket se janë nga më të leverdishmet sot në Shqipëri, për faktin që energjia e prodhuar garantohet nga qeveria. “Blerja e energjisë është tashmë e garantuar me ligj nga qeveria me një çmim që është shumë i leverdishëm, që eliminon në këtë mënyrë dhe rriskun e investimit për ato që i financojnë, kryesisht për bankat. Ofrohen certifikatat jeshile, që është një stimul tjetër për të investuar në sektorin energjetik dhe nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit dhe reformës së muajve të fundit bërë nga qeveria koha dhe licencat që janë për periudhën pas koncensionare janë shkurtuar në mënyrë maksimale”, theksoi ai. Ndërkohë, i pyetur për ecurinë e HEC-eve të dhëna me koncesion nga qeveria deri tani Prifti tha se 27 nga këto kompani koncesionare kanë dorëzuar projektet e zbatimit dhe presin miratimin e tyre. “Janë mbi 30 HEC që janë në punë e sipër. Disa prej tyre, pra rreth 5 kompani janë në punë e sipër, ndërkohë që deri në fund të këtij viti do të vihen në punë 12 hidrocentrale.