E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga shirat e fundit në Kinë vdesin 36 persona

Pekin, 17 gusht - Shirat e mëdha në veriperëndim të Kinës kanë shkaktuar vdekjen e 36 personave të tjerë, ndërsa 23 konsiderohen të zhdukur, kanë njoftuar mediet shtetërore, duke kujtuar se gjatë dy javëve të kaluara nga përmbytjet e mëdha kanë vdekur mbi 1 000 persona, transmeton AP.

Shirat në provincën e varfër Gansu, kanë shkaktuar lëndimin e 295 personave dhe evakuimin e mbi 120 mijë banorëve, ka njoftuar agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

Në distriktin fqinj Zhouqu, shirat e pazakonshme të mëdha gjatë këtij muaji kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut duke vrarë 1 254 persona, ndërsa numri i saktë i të zhdukurve nuk dihet.

Në këto zona edhe gjatë ditëve të ardhshme priten shira të mëdha.

Gjatë këtij viti, rreth 1 000 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në pjesët qendrore, jugore dhe verilindore të Kinës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›