E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet një biznesmen për 3 milion dollarë

Në pranga ra shtetasi - Vaid Fatmir Tarja, 29-vjeç, banues në Tiranë, pronar i shoqërive “U&E MANAGMENT”, “ALBA-CLEAN”, dhe “SILVIO”.

 Ky shtetas, akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimit të kompetencave”, “Fshehjes së të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, pasi dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme një shumë të konsiderueshme prej 3.705.555 USD, të cilën ka tentuar ta investojë në biznese të ligjshme, duke konsumuar kështu dhe veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Arrestimi i shtetasit Vaid Tarja u bë i mundur pas një hetimi prej rreth një viti, me përdorim dhe të metodave speciale të hetimit, të zhvilluar nga Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Policinë e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se gjatë ushtrimit të veprimtarisë të shoqërisë “U&E Managemant” sh.p.k. në shtator të vitit 2010 është realizuar një shitje në një vlerë prej 3.705.555 USD, shitje kjo e padeklaruar në organet tatimore. Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore rezultoi se fshehja e shitjes ka qenë e qëllimshme për mosdeklarimin e të ardhurave, duke iu shmangur kështu dhe detyrimeve tatimore. Shuma prej 3.705.555 USD rezultoi që të jetë tërhequr nga shtetasi Vaid Tarja, nga llogaritë bankare të shoqërisë “U&E Managemant” sh.p.k, duke qenë dhe në detyrën e administratorit të kësaj shoqërie.

Të gjithë këtë shumë të përfituar në mënyrë të paligjshme ky shtetas ka tentuar të investojë në biznese të ligjshme, duke krijuar dhe Shoqëri të ndryshme. Në përfundim të hetimeve të kryera, materialet në ngarkim të shtetasit Vaid Tarja i kanë kaluar Gjykatës së rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila bazuar në materialet e grumbulluara, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj këtij shtetasi. Strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. /S.Ll/Start/ 

                                                                                             2011-10-27 16:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›