Edhe Balla si Rama, përdor sulmet ndaj qeverisë, për të mbuluar akuzat për trafik që rëndojnë mbi të

TIRANE - Pas Edi Ramës, i cili po mundohet dita-ditës që të shmangë transparencën mbi pasuritë e tij marramendëse dhe tërësisht ekstraligjore, një nga vartësit dhe hispanikët e tij, Taulant Balla, po bën të njëjtën gjë, po vijon vazhduar kursin e akuzave të pamoralshme në drejtim të përfaqësuesve të qeverisë, thjesht e vetëm se mbi të rëndojnë disa akuza të rënda, si i përfshirë në skenarë trafiku etj,. Në përpjekje për t’i shpëtuar përgjegjësive ligjore dhe sigurisht edhe atyre morale, pasi trafiqet e qenieve njerëzore, konsiderohen botërisht si krime të rënda dhe ndëshkimi, për të përfshirët në të nuk është i lehtë, Taulant Balla, po përdor mekanizmat e eprorit të tij.
I përfshirë në trafiqe dhe skena të ndryshme të tregtimit të mishit të bardhë, Balla nuk po ndjehet i qetë, në kohën kur akuzat mbi të po bëhen gjithmonë e më aktive dhe sipërfaqësore.
Kësisoj, i ndodhur përballë një situate kolapsi dhe mungese vullneti për të vepruar, sikurse edhe Rama, Balla shigjeton qeverinë, si përgjegjëse për mos liberalizimin e vizave me BE-në.
I kamufluar nëpërmjet një deklarate mediatike me nuanca politike dhe për të fshehur përgjegjësitë morale dhe ato ligjore, Balla kurrsesi nuk mund të bëjë asnjë lidhje ndërmjet organizimit të punës së qeverisë dhe organizimit të trafiqeve të tij.
Akuzat, të cilat hedh Balla, jo vetëm janë të pabaza dhe mashtrime të mirëfillta, por ai bën mirë që t’ia adresojë edhe partisë që përfaqëson, pasi për 8 vite që qeverisi Shqipërinë, nuk qe në gjendje qoftë edhe një dokument identifikimi, ku të përmblidhte identitetin e çdo qytetari të këtij vendi.
Përpos dështimeve të qeverive socialiste, qeveria demokratike e udhëhequr nga Partia Demokratike, realizoi në kohë rekord kartat e reja të identitetit dhe po shkon drejt finalizimit projekti tjetër madhor, ai i pasaportave të reja biometrike, që është dokumenti kyç, për lëvizjen e lirë në zonën Shengen.
Në këtë drejtim, procesi i liberalizimit të vizave, po faktohet si një proces i frytshëm dhe që realizohet 6 mujorin e parë të vitit 2010, ndërsa për Ballën problemi nuk është tek vizat, por tek përgjegjësitë që rëndojnë mbi të, në një kohë kur nuk mund t’i shpëtojë dot dosjes voluminoze, të trafiqeve dhe pazareve me qeniet njerëzore.