E Diel, 1 Nëntor 2026

“Edi Rama me nastradizmat e tij, i humburi i madh i zgjedhjeve të 28 qershorit”

Kryeministri vijoi turin paszgjedhor në rrethin e Kurbinit, premton kthimin e premtimeve elektorale në investime

TIRANE - Qeveria do të vazhdojë punën dhe nuk do të ndalë ndërtimin e veprave madhore në të gjithë Shqipërinë. Kështu u shpreh dje kryeministri Sali Berisha, gjatë ndalesës në rrethin e Kurbinit, në kuadër të turit të inaugurimeve të veprave publike, ku një seri projektesh nisën nga puna, ashtu siç u premtuan gjatë fushatës elektorale.
Kreu i qeverisë dha garancinë para banorëve, të cilët më 28 qershor votëbesuan Partinë Demokratike dhe rikonfirmuan kryeministrin Berisha, se në këto 4 vite, Shqipëria do të shkëputet një herë e përgjithmonë nga problemet e mëdha që trashëgoi, nga prapambetja e saj që trashëgoi dhe do të marrë tërësisht, pamjen, fytyrën evropiane që meriton. Ndonëse nuk pati të humbur më 28 qershor, tha kryeministri, humbësi më i madh ishte Edi Rama me nastradizmin e tij.
“Garantoj gjithë qytetarët e mbarë Kurbinit dhe të gjithë Shqipërisë, se 28 qershori nuk kishte qytetarë të humbur, se projektet tona janë të vlefshme për çdo qytetar shqiptarë. Por 28 qershori kishte një humbës të madh, humbi Edi Rama dhe nastradinizmi i tij. Ai ju parashtroi shqiptarëve doktrinën e mashtrimit. Shqiptarët e hodhën atë, aty ku meritonte, në koshin e humbjes. Prapë nuk nxjerr mësim. ‘Jo - thotë, - do të vazhdoj mandatin se nuk kam humbur’. Gënjen veten tënde zoti Edi, se prapë do të humbasësh, prapë do të humbasësh e prapë do të humbasësh. Do të kalosh nga 28 qershori në 28 qershor, nga Ballagati në Ballagat. Absolutisht je i pashpresë dhe nuk kam kundërshtar më komod se ty. Do të qëndrosh, qëndro sa të duash!”, u shpreh kreu i qeverisë Berisha.
Sipas shefit të ekzekutivit, qeveria do të vazhdojë punën me vepra. Në këtë kuadër kryeministri Berisha ritheksoi edhe njëherë se në katër vitet në vijim do të shumëfishohen investimet dhe njëherazi do të hapen 160 mijë vende të reja të punës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›