E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia konfirmon aksionin për arrestimin e Dajtit, mohohet ndërhyrja në një mjedis publik

Masakra e Durrësit, në përpjekje për kapjen e Dritan Dajtit, mbesin të vrarë 4 policë – Dajti, në rrezik për jetën


Pas informacioneve te marra per levizjet e personit shume te kerkuar Dritan Dajti, i cili strehohej ne nje banese ne afersi te pistes “Iliria” ne plazhin e Durresit, Sektori i Operacioneve Speciale prane Drejtorise se Pergjitheshme te Policise se Shtetit, ne moment organizoi sherbime ne kete territor per te bere t e mundur identifikimin dhe kapjen e tij. Rreth ores 13.45 nga sherbimet e vendosura eshte konstatuar se personi i shumëkërkuar eshte afruar me nje makine Volksëagen tip Tuareg, me ngjyre te erret, me targa te huaja CR 535 FR. Kur makina kishte ndaluar trupa e operacioneve speciale e ngarkuar me kete detyre ka bere rrethimin e mjetit per te mundesuar arrestimin e tij. Gjate nderhyrjes, i shumëkërkuari Dritan Dajti, në menyre te menjehereshme ka qelluar me arme ne drejtim te punonjesve te policise dhe si pasoje kane mbetur te vrare 4 punonjes policie, eshte plagosur rende i shumëkërkuar Dritan Dajti si dhe ka mbetur i vrare shtetasi Ledion Mara, i datelindjes 1986, lindur ne Lushnje, person me precedentë kriminale si dhe eshte arrestuar drejtuesi i mjetit te lartpërmendur, Erges Sotir Xhaxhi, i datëlindjes 1987, banues ne Tirane. Katër policët e vrarë janë Fatos Xhani, 35-vjeç, Altin Dizdari 33-vjeç, Saimir Duckollari 32 vjeç dhe Kastriot Feska 40-vjeç. Ne vendngjarje jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale dy arme pistolete si dhe dy radio policie. Veprimet ne vendngjarje vazhdojne, nen drejtimin e nje grupi prokuroresh nga Prokuroria e Pergjitheshme dhe e Krimeve te Renda.


Masakra e Durrësit, në përpjekje për kapjen e Dritan Dajtit, mbesin të vrarë 4 policë – Dajti, në rrezik për jetën


Gjashtë persona mes të cilëve 4 punonjës policie mbetën të vrarë pas të shtënave me armë në ndjekje të një të shumëkërkuari nga policia sot në pistën “Iliria” në Durrës. Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesditës në plazhin e Durrësit ku policia bën të ditur se në krye të bandës së vrasësve ishte Dritan Dajti, një person i arratisur nga burgu në kohën e gjykimit pasi akuzohej për vrasjen e një biznesmeni. Policia konfirmoi se Dritan Dajti qëlloi dhe la të vdekur 4 efektivë policie, por edhe një person i cili shoqëronte Dajtin në momentin e ngjarjes dhe që është i afërm i tij. Efektivat speciale e rrethuan Dajtin dhe tentuan ta kapnin afër mesditës. Shkëmbimi i zjarrit u verifikua në plazhin e Durrësit. Dajti ka qëlluar në drejtim të efektivëve të cilët i janë përgjigjur me zjarr. Nga të shtënat bilanci i konfirmuar i të vdekurve është 5 persona, dhe i plagosur, vetë Dritan Dajti. Aksioni ka qenë blic dhe i kryer pa shumë bujë, për shkak të zonës tejet të populluar me pushues, por në një vështrim të parë, ende nuk është përjashtuar pista e dekonspirimit të informacionit dhe e parapërgatitjes së Dajtit për ekzekutivimin e një masakre. Pas shkëmbimit të zjarrit, Policia e shtetit ka kaluar në gjendje gatishmërie. Identiteti i policëe të mbetur të vdekur ende nuk është shpallur zyrtarisht nga policia, megjithatë, mësohet se midis policëve të vdekur është edhe komandanti i skuadrës policore që ka kryer operacionin, 38-vjeçari Fatos Xhani. I shumëkërkuari Dritan Dajti, nën shoqërimin e forcave Renea, është transportuar nga spitali i Durrësit drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet, në rrezik për jetën. Dajti ka marrë 3 plagë, një në dorë, një në pjesën e barkut dhe një tjetër në shpinë. Drejtori i Policisë Ahmet Prençi dhe prokurore te Krimeve te Renda ndodhen në vendngjarje.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›