E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Bekamit i eshte vjedhur makina

Ylli i futbollit anglez, Devid Bekam ka nje histori te ngjashme me Gatuzon, per sa i perket vjedhjes se makines. Disa shqiptare i kishin vjedhur makinen "BMW X5", rreth dy vite me pare lojtarit te njohur, ne kohen kur ai sapo ishte transferuar te "Los Angelos Galaksy", pas largimit nga Reali. Makina e Bekamit ishte vjedhur ne Angli dhe policia arriti qe ta bllokonte dhe ta verifikonte ne momentin kur po kerkohej kalimi drejt vendit tone, nga kufiri me Maqedonine. Pas ketij momenti ajo eshte rikthyer serish ne Angli. Rasti i dyte qe ka si protagoniste shqiptaret, te cilen kane vjedhur makinen e Gatuzos, ka edhe nje lidhje tjeter, pasi te dy lojtaret kane veshur fanellen e Milanit, ekipi qe simpatizohet shume nga shqiptaret.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›