E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raul: Nuk ka faj vetem Pelegrini

Raul Gonzalez beson se Reali i Madridit, ka nevoje per me shume kohe qe te mendoje per rikthimin dhe nuk duhet te fajesohet para kohe trajneri, Manuel Pelegrini. Pas eliminimit nga Kupa e Mbretit, prej nje ekipi te kategorise se trete, trajneri eshte vene ne presion, sepse Reali ka shfaqur performance te dobet ne fushen e blerte. Shumat e medha qe jane paguar ne vere, shtuan parashikimet se Reali i Madridit do te ishte ekipi qe do te konkurronte Barcelonen, ne Spanje dhe ne "Champions". Raul thote se eshte shume shpejt per te arritur nivelet e larta. "Te gjitha gjerat eshte veshtire qe te vihen ne pune, ne fillim te projekti tone. Na duhet me shume kohe qe te adaptohemi ne fushe. Ne kemi besim tek trajneri dhe duhet qe t'i japim me shume kohe Pelegrinit", - shprehet Raul. Reali i Madridit ka komplikuar situaten me eliminimin e fundit. "Kur gjerat nuk shkojne mire, nuk mund te fajesohet vetem nje njeri. Mendoj se te gjithe kane pergjegjesi", - thekson me tej sulmuesi i Realit, Raul. Kapiteni kerkon me shume besim per trajnerin, ne punen e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›