Edhe Cissokho në Juventus ?

Mbrojtësi i majtë i Olympique Lyon, Aly Cissokho mund të jetë përforcimi i tretë i Juventusit gjatë këtij afati kalimtar të janarit pas Marco Borriellos dhe Marin Caceres (mungon vetëm zyrtarizimi).
Menaxheri i Cissokhos, Ali Barat ka deklaruar për Calciomercato.it se të premten do të zhvillojë bisedime me drejtuesit e Juventusit rreth mundësisë së transferimit të klientit të tij në Torino.
“Cissokho ka kontratë deri më 2014 por kam ardhur në Itali sepse të premten kam takim me Juventusin. Nëse do të largohet në janar, do ta bëjë vetëm për Juventusin” tha Barat.