E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanchez nuk do të luajë për dy javë, shkak dëmtimi

Stafi mjekësor i Barcelonës ka dhënë lajme jo të mira pas ndeshjes çerekfinale të Copa del Rey, pasi sulmuesi Alexis Sanchez ka dëmtuar supin.

Kiliani luajti nga minuta e parë përballë Real Madridit, mirëpo ai u detyrua të largohej në minutën e 78-të për shkak të dëmtimit.

Pas ekzaminimeve shtesë, është njoftuar se ish-lojtari i Udineses do të mungojë rreth dy javë për shkak të dëmtimit të klavikulës.

Kjo do të thotë se ai do të mungojë ndaj Villarrealit dhe Real Sociedadit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›